Bari, kapen 150 kg drogë, nga
Durrësi me kamion frigorife

Bari, kapen 150 kg drogë, nga <br />Durrësi me kamion frigorife
BARI- Në Portin e Barit janë sekuestruar 150 kg mariuana që vinte nga Durrësi dhe është arrestuar një shtetas shqiptar 46 vjecar që kryente transportin . Operacioni është udhëhequr nga Guardia di Finanza në bashkëpunim me funksionarët e agjencisë së doganës.

Droga vinte nga Durrësi dhe ishte e ndarë në 71 pako. Lënda narkotike ndodhej në bordin e një kamioni frigorifer me targa shqiptare i cili sapo kishte mbërritur nga Shqipëria në portin e Barit, njoftoi media italiane.

Droga e sekuestruar nëse shitej në treg kapte vlerën e 1.5 mln eurove. Ndërsa shoferi i kamionit një shtetas shqiptar 46-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

(ak/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët