ITALI - Një gomone e ngarkuar me 1.5 ton lëndë narkotike e llojit kanabis është kapur nga Guardia di Finanza pranë portit të Barit mëngjesin e kësaj të premte. Mjeti lundrues 10 m i gjatë dhe me dy motorë të fuqishëm u pikas nga policia italiane teksa po i afrohej brigjeve. Operacioni është kryer në bashkëpunim me policinë shqiptare.
Lënda narkotike ishte paketuar në 64 thasë të madhësive të ndryshme me peshë totale 1 ton e 500 kg. Në prangat e policisë kanë rënë dy shqiptarë, të dy të moshës 26-vjeçare. Vlera e drogës në treg arrin deri në 15 milionë euro.
Një ditë më parë, policia italiane sekuestroi në Ferrara rreth 2 ton lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, e cila vinte nga brigjet shqiptare. Në prangat e policisë ra Ronaldo Rapi, ndërsa sasia e drogës nëse do hidhej në treg, do të gjeneronte një shumë prej 20 mln eurosh.
Mediat italiane raportojnë se që nga muaji janar i këtij viti janë konfiskuar më shumë se 32 ton marihuanë dhe janë arrestuar 47 kontrabandistë si dhe 24 skafe e gomone që përdoreshin nga bandat kriminale për trafikun e drogës. Ndërsa gjatë gjithë vitit 2016 u sekuestruan rreth 22 ton, sasi kjo e kapur e gjitha në rajonin e Puljas.
[gallery]24336[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO