Bari kujton eksodin, zbarkimin e 20 mijë shqiptarëve me anijen Vlora! 'Kishin etje për liri'
Aktiviteti në Bari për të kujtuar eksodin e shqiptarëve
Nga ajo ditë 32 viteve më parë kujtohet frika, vuajtja, uria, djersa. Është tjetër gjë ta shohësh në TV, tjetër të ta prekësh të ndjesh dhimbjen dhe buzëqeshjen e tyre.
Më 8 gusht 1991, në Durrës, njëzet mijë vetë sulmuan anijen “Vlora” dhe e detyruan kapitenin të nisej drejt Italisë
“Vlora" është edhe sot simboli i emigrimit: ata njerëz ishin të etur për liri". Kështu Nicola Montano, inspektor i policisë së shtetit, kujton zbarkimin e rreth 20.000 shqiptarëve që mbërritën në portin e Barit në vitin 1991 në 32-vjetorin e eksodit që u kujtua sot në mëngjes në teatrin Piccinni.
Montanos, i cili menaxhoi operacionet e para me shumë humanizëm, Bashkia e Barit i dorëzoi një pergamen përkujtimor.
Dhuratën simbolike e mori edhe gazetari dhe fotoreporteri italian Luca Turi, dhe Eva Karafili një pasagjeret e tragetit Vlora e cila që prej atëherë vijon të jetojë në Bari, si dhe Duli Caja, artistit shqiptar që krijoi sixhadenë e ekspozuar në dhomën e këshillit të bashkisë. Vepra u krijua në vitin 2014 me mbetje pëlhure me ngjyra në të cilën janë qepur njëzet mijë butona, të cilat kujtojnë numrin e personave në bordin e anijes “Vlora”
“Rilindja në Bari filloi 32 vjet më parë me ardhjen e anijes “Vlora” – thotë këshilltarja për aktivitetet kulturore në Bari, Ines Pierucci
“Që nga ai moment, dy vjet pas rënies së Berlinit, një sërë diktaturash u zhdukën nga Evropa, në të cilat shpresojmë se Shqipëria do të mund të hyjë sa më shpejt të jetë e mundur. Sikur të kishim mësuar diçka nga ai migracion kaq i rëndësishëm - përfundoi ajo - sigurisht që migrimet aktuale do t'i kishim menaxhuar ndryshe. Ka pasur shumë mirëseardhje nga njerëzit e Barit dhe shumë frymë përshtatjeje nga ana e Barit” vijon ajo.
Në skenën e teatrit Piccinni u ngjit edhe shfaqja “La nave dolce” nga Daniela Nicosia, me aktorin Massimiliano Di Corato.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
15.3%
-
Jo
82.1%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 274
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Droga vinte në Itali nga Shqipëria me anije peshkimi, 12 të arrestuar
23 Shtator, 21:40
-
Shpërthimi fuqishëm në Itali/ Humbin jetë dy të miturit shpëtohet babai dhe djali i vogël 2-vjeçar
22 Shtator, 11:46
-
Autorët i zunë pritë/ Plagosen dy shqiptarë në Itali, personazhe të njohur për drejtësinë (EMRAT)
22 Shtator, 09:10
-
'Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia', Rama intervistë për ‘La7’: Meloni një person shumë real
20 Shtator, 09:51
-
Vuante nga kanceri, ndërron jetë në moshën 59-vjeçare ish-futbollisti i Italisë Toto Schillaci
18 Shtator, 10:49
-
Përgjimet/ 'Pronari i 'Wisdom' i dhuroi çantën Louis Vuitton presidentes së ASCAL': Ja dhamë me zemër, hahaha...! MAS: Po ndiqet procedura për të mbyllur kolegjin Universitar
17 Shtator, 13:42
-
Skandali i mashtrimit me diploma false, pronari i ‘Wisdom’ shperbleu me çantë ‘Luis Vuitton’ 1200 euro presidenten e Këshillit shqiptare të Akreditimit të ASCAL! Ja emrat
17 Shtator, 12:28
-
Antonio Tajani: Të përshpejtojmë integrimin e Ballkanit, s’mund t’i lëmë të presin
10 Shtator, 16:13
-
EMRAT/ Çmontohet organizata ekstrakomunitare e trafikut të kokainës në Itali, 18 të akuzuar! 6 në pranga, mes të arrestuarve dhe 2 shqiptarë, i tradhtuan përgjimet
9 Shtator, 08:41
-
Futbolli italian në ankth, shtrohet me urgjencë në spital Toto Schillaci
8 Shtator, 19:27
-
MotoGP/ Martin 'djeg' Bagnaian dhe fiton garën Sprint
7 Shtator, 21:51
-
Liga e Kombeve/ Kosova mposhtet 0-3 në Prishtinë, Belgjika leksion Izraelit! Interi nderon Italinë, të kaltrit përmbysin 1-3 Francën në Paris
6 Shtator, 22:41