Bari,Pistoletto,kumbari i Bienales
së Artistëve të Rinj nga Europa

Bari,Pistoletto,kumbari i Bienales<br />së Artistëve të Rinj nga Europa
Gazeta italiane "La gazzetta del mezzogiorno.it" shkruan për edicionin e 18 të Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu, në të cilin një nga artistët më të njohur të artit modern e cilëson si kumbarin e këtij eventi që ka nisur sot në Bari.

Shkrimi i La gazzetta del mezzogiorno.it
Michelangelo Pistoletto do të jetë Kryetari i Nderit i ngjarjes që do të bashkojë përfaqësuesit e institucioneve në Bari, artistët, kuratorët dhe të dërguarit që do të marrin pjesë në eventin e planifikuar në Bari nga ora 15.00 në 21.00, me hipjen në traget për udhëtimin në Shqipëri të 230 artistëve që marrin pjesë në "Bienalen e Artistëve të rinj nga Evropa dhe Mesdheu që do të mbahet 4 maj deri në 9 maj në “Tokën e shqiponjave, duke përfshirë Tiranën dhe Durrësin.
 
Michelangelo Pistoletto, përfaqësues i Pop Art dhe Arte ...do të prezantojë për herë të parë një punë të projektuar nga Juan Sandoval dhe realizuar me bashkëpunim me Akademisë së Arteve të Bukura në Bari.
 
Në 'Bienalen e Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu - Mediterranean 18', që do të mbahet për herë të parë në Shqipëri, marrin pjesë artistë nga Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Qipro, Egjipti, Franca, Britania e Madhe, Greqia, Italia , Kosova, Lebanon, Malta, Mali i Zi, Maroku, San Marino, Palestina, Portugalia, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Tunizia.
 
Edicioni i 18-të i Bienales së Mesdheut në Bari, një ngjarje e promovuar nga Bjcem - Bienalja e artistëve të rinj në Europë e në Mesdhe është një ngjarje e mbështetur nga Rajoni i Puglia-s dhe Ministria e Kulturës e Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me komunën e Barit, teatri Publik i Pulias dhe komisioni i promocionit të Pulias Apulia film .
 
Sot pasdite në Bari do të organizohet konferenca për shtyp rreth veprimtarisë (ku ndër të tjera do të marrë pjesë, presidenti i rajonit të Puglias, Michele Emiliano, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, kryetari i komunës së Barit, Antonio Decaro, Presidentja e Binelaes Dora Bei dhe Michelangelo Pistoletto) dhe, menjëherë pas kësaj do të organizojnë perfomanca "Kateri i Radës.
 
Anija e mbytur "realizuar në Bienalen e Muzikës në Venecia dhe Teatrin e Leçes. Kjo vepër të kujton të premten se zezë 15 vjet më parë, më 28 mars, 1997, kur Kateri i Radës u mbyt midis Shqipërisë e Italisë, në ngushticën e Otrantos , ku u përplas nga një anije e marinës italiane, Sybila dhe nga rreth 100 njerëz që ishin në bord, kanë mbijetuar vetëm 34 prej tyre.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar