BARI, Itali - Një sasi prej 75 kilogramë marijuanë është sekuestruar nga policia italiane ndërsa në pranga është vënë një shtetas shqiptar.
Policia e Guarda di Finanza në Bari ka arrestuar në flagrancë një shqiptar, me lëndë narkotike të paketuar në 82 pako të vogla.
Sipas policisë italiane sasia e marijuanës ishte fshehur në dyert e automjetit tip furgon me targa italiane, e cila zbriti nga një traget që vinte nga Shqipëria.
Nëse droga e sekuestruar do të hidhej në treg prej saj do të përfitohej shuma prej 750 mijë euro.
32-vjeçari shqiptar, banues në provincën e Vareses, është arrestuar me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të drogës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com