Një shqiptar është ndaluar nga policia kufitare e Barit, pasi iu gjetën në valixhe 193 mijë euro me destinacion Shqipërinë.

Në momentin e ndalimit, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, priste të imbarkohej në një nga tragetet e linjës Bari-Durrës.

Lajmi raportohet nga mediat italiane, të cilat kujtojnë se shqiptari kishte me vete një shumë të palejuar, nga 10 mijë euro që e cakton ligji.

Ndërkohë, ai është pyetur nga oficerët e policisë Financiare të Barit dhe agjentët e Doganës në lidhje me burimin e të ardhurave të tij.

Policia italiane po vijon hetimet për burimin e të ardhurave të shqiptarit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com