Dy kilogramë heroinë e sekuestruar dhe dy marinarë shqiptarë të arrestuar. Ky është bilanci i një kontrolli të kryer në portin e Barit nga oficerët e Guardia Di Finanza dhe nga funksionarët e zyrës së Doganës. Droga ishte fshehur dhe lidhur me rripa nën xhupat e dy marinarëve të tragetit “Riviera del Conero” e kompanisë shqiptare të trageteve Adria dhe transportohej nga Durrësi në Bari. Kompania “Adria” nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen.
Dy marinarët shqiptarë, 32 dhe 22 vjeç, punonin në tragetin e pasagjerëve: njëri si barist i tragetit dhe tjetri si marinar. Që të dy, falë profesionit, hynin e dilnin pa pengesa nga porti i Barit dhe kjo lehtësi i kishte transformuar në korrierë heroine. Hetuesit dyshojnë se kanë transportuar drogë disa herë të tjera.
Mëngjesin e të shtunës, disa orë nga mbërritja e tragetit në portin e Barit, dy marinarët u drejtuan nga dalja e portit duke përshëndetur në mënyrë miqësore oficerët e Guardias që I shihnin gjithmonë. Një prej oficerëve dyshoi pasi, pavarësisht temperaturave të larta, dy marinarët ishin veshur me xhupa shumë të trashë. Pasi I thanë që t’I hapnin, fare lehtësisht u zbulua heroina e lidhur me rripa nën xhup.
Dy marinarët shqiptarë u arrestuan me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe kontrabandë doganore. Heroina, nëse do të shitej në treg, do të kishte një vlerë të paktën 100 mijë euro.

OPINIONET MË TË VLERËSUARA