POGRADEC - Të afërmit e Fatjon Mukollarit, bariut nga Pogradeci që mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme nga plumbat pa adresë në fshatin Lazarat, ku po zhvillohet një aksion i gjerë antikanabis, bëjnë apel për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
 
Ata shprehen se Fatjoni i cili aktualisht ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën, i ka lajmëruar vetë për ngjarjen e rëndë.
 
Sipas tyre 33-vjeçari punonte prej kohësh si bari në fshatin Lazarat i shtyrë nga kushtet e vështira ekonomike në të cilat ndodhet familja e tij.
 
Aktualisht Fatjon Mukollari ndodhet i shtruar në spitalin e traumës në kryeqytet.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)