Pas ndryshimit të ligjit për qarkullimin e barnave të lira në një nga vendet e BE e më pas të hynin në Shqipëri, kanë filluar që të nënshkruhen marrveshjet e para. Kompania farmaceutike Solepharm ka nisur eksportet në Shqipëri. Ky lajm është bërë vetë publik nga kompania, që planifikon të eksportojë tre prej produkteve të saj origjinale. Negociatat për bashkëpunim me Shqipërinë kishin filluar në vitin 2014, por në Tetor të vitit 2015, gjatë një panairi vjetor farmaceutik në Madrid, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimi.