Barnat e rimbursueshme, Urdhri i Farmacistëve: Dorëzuam propozimet, presim përgjigjen

TIRANE-Pas gati 6 orë bisedimesh ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të farmacistëve dhe të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor. Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma tha për mediat pas takimit se ende nuk është marrë një vendim. Ajo shpjegoi se propozimet u diskutuan, por presin që këto të fundit të zbardhen në një proces verbal.

Diskutimi u përqendrua te kontrata, aplikimi i recetës dhe kushtet e lidhjes së kontratës. Shprehëm qëndrimet tona, jemi në fazën që diskutohet të zbardhen dhe Komisioni Administrativ nxjerr formën përfundimtare. Zbardhja nga Këshilli do të tregojë sesa kanë gjetur dakordësi kërkesat tona

Diana Toma

Urdhri i Farmacistëve dje anuloi grevën e paralajmëruar për ditën e sotme, pas shqetësimeve të ngritura nga farmacistët për listën e barnave të rimbursueshme.  UFSHMSH dje zhvilloi negociata me fondin për kontratat me farmacitë.

Afati për të nënshkruar kontratat ishte deri më datë 18 maj 2018, por ky afat pritet të shtyhet nga negociatat e Urdhrit të Farmacistëve me Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.







Kërkesat e Urdhërit të Farmacistëve

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën