Barnat pa recetë, çfarë duhet të dini

Barnat pa recetë, çfarë duhet të dini
Shqetësimet më të shpeshta që na drejtojnë tek farmacisti e rrjedhimisht barnat OTC janë shpesh shenjat e para të një patologjie më të rëndë. Le të mësojmë pak më shumë rreth tyre e të kuptojmë kur duhet t’i drejtohemi mjekut e të mos vetëkurohemi.

Dhimbja e kokës
Është një dhimbje që pak njerëz nuk e kanë provuar në jetën e tyre. Mund të ketë origjinë shumë të ndryshme. Nëse bëhet fjalë për një shqetësim të rastit, jo alarmues që zgjat pak dhe shkalla e dhimbjes nuk bëhet e padurueshme, zgjidhja gjendet lehtë në farmaci. Në këto raste si shkak mund të jetë lodhja, cikli menstrual, ftohja, tretja jo e mirë (mund të jetë e mjaftueshme thjesht të qetësohemi për pak duke ndenjur të shtirë në një krah që të ndihmojmë zbrazjen e stomakut).Nëse vazhdon e nuk zvogëlohet dhimbja, është koha kur duhet të këshillohemi me mjekun për të përcaktuar arsyen e vërtetë të dhimbjes, pasi këto barna nuk duhen përdorur shumë gjatë.

Rrufa
Në këtë rast duhet patur parasysh sa shpesh na shqetëson ky problem. Rasti më tipik është shfaqja gjatë një ftohjeje të zakonshme (që zgjat 5-7 ditë), nga alergji, infeksione të përsëritura, tymi i duhanit, ndotja e ajrit në mjediset e punës e të tjera. Duhet patur shumë kujdes me barnat për hundën, ndalohet rreptësisht përdorimi për një kohë të gjatë pasi më shpesh do jenë ato përgjegjëse për problemin, në vend që ta kurojnë.

Vështirësi në jashtëqitje (kapsllëku)
Shqetësim shumë i përhapur në vendin tonë kryesisht i lidhur me dietën ushqimore dhe mungesën e aktivitetit fizik. Si masë paraprake këshillohet të hahen sa më shumë fruta, perime, drithëra integrale, të pihet shumë ujë e të kryhet aktivitet fizik. Laksativët duhet të përdoren vetëm për pak ditë (nga 1 në 3), pasi trupi mund të krijojë varësi prej tyre. Zorrët fillojnë ‘’të dembelosen’’ dhe arrijnë të punojnë normalisht vetëm nën veprimin e dozave gjithmonë e më të mëdha të këtyre barnave.

Kolla
Kur i drejtohemi farmacistit për këtë shqetësim, pyetja e parë është ‘Si e keni kollën?’ Kolla ka 2 forma: me sekrecione, kur përfshin pjesët e sipërme të traktit respirator dhe të thatë, kur problemi qëndron me pjesën e poshtme të traktit (kryesisht bronket). Në rastin e parë mund të përdoren shirupët sedativë, në rastin e dytë duhet të përdoren shirupët ekspektorantë dhe mukolitikë, që shërbejnë për shpërbërjen dhe nxjerrjen e sekrecioneve. Është i nevojshëm pushimi dhe të evitohen ndryshimet e forta të temperaturës.

Shkrimi u botua në ALMEDICUS
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza