Barnat, Vokshi: Beqaj manipuloi
tenderin, Beqaj: Shtuam 200 barna

TIRANË – Ilia Beqaj, ministri i Shëndetësisë, nuk ka vonuar t’i “përplasë” në media deputetes së djathtë Albana Vokshi, të dhëna zyrtare, për t’i provuar se shëndeti “për ne nuk është biznes”!

Përkundër akuzave të Vokshit sot në media se Beqaj ka ndërhyrë në tenderin e ilaçeve për spitalet, ministri, me anë të një deklarate për shtyp, njofton:

Së pari, se znj. Vokshi është, në rastin më të mirë, tërësisht e painformuar apo e keqinformuar,  se përveç situatës mjerane ku e gjetëm shëndetësinë shqiptare, na duhet që të përballemi ende me rekuperimin e dëmeve të keqqeverisjes së kaluar. E gjetëm sistemin shëndetësor, përveç të tjerash, me mbi 40 milionë USD borxhe në formë faturash të pashlyera. 

Së dyti, duhen përpjekje titanike për shndërrimin e sistemit shëndetësor që trashëguam në mjerim dhe bjerrje të plotë, për shkak të paaftësisë, praktikave abuzive dhe klienteliste nisur që nga importi dhe regjistrimi i barnave ka qenë deri para pak kohësh një proces tërësisht i kompromentuar dhe i mbyllur.

Në listën e miratuar për barna spitalore për vitin 2014, janë më shumë se 50 barna që nuk janë regjistruar në Shqipëri. Lista spitalore e vitit 2014 përmban 525 barna, përkundrejt 327 që përfshiheshin në listën e vitit 2013 – pra numri i barnave është rritur me 198. Por kjo listë, përmban edhe barna që jaëë të vetëm të regjistruar. Këtë situatë, de facto monopol, Ministria e Shëndetëtsisë është e vendosur ta hapë drejt konkurencës së ndershme.

Dëshirojmë të bëjmë me dije gjithashtu, se për tre procedurat e para të tenderimit të realizuara deri tani, nëse krahasojmë çmimet e ofertuara në këto procedura me çmimet e kontraktuara në vitin 2013, rezulton një ulje në vlerën prej 84,890,000 lekë (ose 22% më pak se vitit të kaluar).  Prandaj, dëshirojmë të theksojmë se shëndeti për ne nuk është biznes,” – ka theksuar Beqaj.

VOKSHI: BEQAJ KA NDRYSHUAR KRITERET E TENDERIT PER ILAÇE

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj se ka shkelur ligjin duke modifikuar kriteret e tenderit për ilaçet. Duke bërë kështu, sipas demokrates ministri Beqaj i ka hapur rrugën hyrjes së ilaçeve të falsifikuara në interes të grupimeve farmaceutike pranë qeverisë dhe atyre që financuan fushatën e PS.
 
albana vokshi“Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka ndërhyrë në tenderin e ilaçeve, në kundërshtim flagrant me ligjin duke i hapur rrugën një abuzimi skandaloz me financat dhe me sigurinë e pacientëve shqiptarë, duke lejuar hyrjen në treg të ilaçeve të paautorizuara.

Me anë të shkresës me datë 21.03.2014, me anë të së cilës Ministri Beqaj, i ka hapur rrugën falsifikimit të ilaçeve dhe futjes së medikamenteve të rrezikshme për shëndetin, për të kënaqur interesat financiare të grupimeve të farmaceutikës që ndodhen pranë qeverisë dhe atyre që financuan fushatën rilindëse”, u shpreh Vokshi.
 
Sipas Vokshit, kjo situatë e krijuar me tenderët e ilaçeve, i hap rrugën abuzimeve dhe kërcënon shëndetin publik.
 
“Modifikimi i kritereve të tenderit, me urdhër të Ministrit, në kundërshtim të hapur me dy nene të ligjit, është më e pakta vepër penale me pasoja të rënda në komunitet pasi shkatërron sigurinë e mjekimit.
 
Legjislacioni shqiptar e ka të parashikuar qartë rastin kur Ministri ndërhyn në këtë procedurë, dhe sipas ligjit kjo bëhet vetëm në raste katastrofash. E vetmja katastrofë aktualisht, është mënyra se si po qeveriset shëndetësia dhe spitalet në vend.
 
Në mundësinë më të parë që u jepet, ndërhyjnë në tender, shkelin ligjin, favorizojnë klientelën e tyre dhe vënë në rrezik shëndetin publik duke i hapur rrugën një abuzimi të paprecedent me ilaçet”, tha deputetja e PD-së.


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati