Përballë akuzave të kapitanerisë shqiptare, se autoritetet italiane braktisën tragetin “Norman Atlantic”, një intervistë e pronarit të rimorkiatorëve BARRETA, Xhuzepe Barreta dëshmon të kundërtën
Në një intervistë për mediat italiane Barreta thotë se kur trageti ndodhej rreth 5 milje larg Sazanit, ishte rimorkiatori italian ai që kishte kapur tragetin, por pas shkëputjes së kavos dhe pamundësisë për ta rilidhur atë, rimorkiatori ishte ngarkuar në gjetjen e trupave të pasagjerëve të tragetit që mund të ndodheshin në det.
Ai sqaron se rimorkiatori shqiptar me një operacion blic, kishte arritur të kapte tragetin dhe kishte nisur ta mbante. Por duke qenë se ishte arritur një marrëveshje me autoritetet shqiptare u bë ndalimi i rimorkiatorit shqiptar për t’ua dorëzuar më pas italianëve.
Intervista e Plotë
Gazetari: Në këto momente pranë tragetit janë 6 rimorkiatorë?
Barreta: Ne kemi 3 tonët të cilët janë të vetmit që janë titulluar për të qendruar pranë tragetit pasi kemi marrë detyrën nga Prokuroria e Barit. Është akoma rimorkiatori shqiptar që dje ka marrë tragetin, duke na e kaluar më pas neve.
Gazetari: Po si ka mundësi që rimorkiatori juaj kishte lëshuar tragetin
Barreta: Na ishte këputur kavoja
Gazetari: Iu këput kavoja e dytë, ajo e celikta
Barreta: Atë nuk mund të kalonim, por kaluam një tjetër më të të trashë, por me fibra, dhe ai u këput sërish.
Gazetari: Kështu që trageti po shkonte drejt bregut
Barreta: Saktësisht, ne kërkonim ndihmën e një helikopteri, për të kaluar njerëz në bord për të rikapur tragetin. Por me të drejtë i ishte dhënë përparësi evakuimit të njerëzve.
Gazetari: Por evakuimi, ka ndodhur para se trageti të ishte kapur nga ndonjë rimorkiator.
Barreta: Në atë pikë zjarri ishte fikur, nuk kishte më tym. Dhe përfundoj rreth orës 13:00 kur zbriti i fundit komandanti i anijes.
Gazetari: Ku ndodhet trageti momentalisht
Barreta: Pranë ishullit të Sazanit
Gazetari: Na rezulton se ndodhet 5 milje larg bregut italian.
Barreta: Po po, është pranë atij bregut aty.
Gazetari: Për këtë arsye e kishte kapur edhe rimorkiatori shqiptar, për të evituar që të shkonte në atë breg?
Barreta: Ka shumë zëra se ata ishin ngarkuar me detyrën që ta lidhin dhe ta largonin. Duke bërë një operacion blic për të rikuperuar reliktin. Fakti qëndron se në një moment që të gjitha mjetet ishin mobilizuar për kërkimin e viktimave në det, duke shpresuar për të gjetur trupat e tyre edhe ne u caktuam për kërkimin u larguam për pak nga anija. Rimorkiatori shqiptar kapi anijen dhe po e largonte.
Gazetari: Duke qenë se Anija po shkonte drejt bregdetit dhe ishte 5 milje larg nga brigjet shqiptare, rimorkiatori shqiptar mendoi se mund ta kapte anije, duke parë se asnjë rimorkiator nuk ia kishte dalë.
Barreta: Po, sepse ne ishim ngarkuar për kërkimin.
Gazetari: Kush e ka në këto momente?
Barreta: Rimorkiatori shqiptar, por nesër që në mëngjes besoj se do zbresim në bordin e anijes, 5 njerëz tanë, të cilët ndodhen në bordin e Marinës Italiane, për t'u ulur më pas me helikoter në traget.
Gazetari: Kjo gjithmonë në marrëveshje me institucionet shqiptare?
Barreta: Po, absolutisht në marrëveshje me autoritetet shqiptare. Sipas akordit ndërkombëtar që ka arritur kryeprokurori i Barit. Para se të na caktohej kjo detyrë, Prokuroria e Barit ka arritur marrëveshje me autoritetet shqiptare. Për këtë u bë e mundur edhe ndalimi i rimorkiatori shqiptar, që të na e dorëzojnë neve.
Gazetari: Vijojnë akoma kërkimet?
Barreta: Diçka po, por thënë mes nesh pas shumë kohësh në ujë të ftohtë, vështirë se mund të gjenden njerëz të gjallë.
Gazetari: Nesër në magjes ky traget do të rimorkiohet për t’u transferuar ku?
Barreta: Ne kemi urdhër për ta çuar në ndonjë në ndonjë port Puljez, Është qartë se do e çojmë në Brindisit sepse është porti më i afërt.
Gazetari: Për ditën e nesërme do të ndodhë ky operacion.
Barreta: Nesër do të mundohemi të lidhim kavon e çeliktë dhe më pas do të nisim operacionin e rimorkimit, por gjithmonë nëse na e lejon deti, pasi na duhet të lundrojmë në kushte sigurie .
Gazetari: Do të vijojnë akoma të jenë 3 rimorkiatorët e Barreta.
Barreta: Po sepse ka momente ku ndizen vatra zjarri që ndizen dhe më pas fiken. Nesër do të kemi dy rimorkiatorë një nga një anë, një nga ana tjetër që do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë nëse do të niste zjarri.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com