Barrikadat në Mitrovicë, 21
ushtarë NATO plagosen

Barrikadat në Mitrovicë, 21<br />ushtarë NATO plagosen
MITROVICE- Tension në Mitrovicë. Forcat e NATO-s janë përplasur me qindra serbë të veriut të Kosovës të cilët po përpiqeshin të mbronin barrikadat rrugore. Forcat e NATO-s kanë përdorur dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë serbët të cilët të revoltuar hidhnin gurë në drejtim të KFOR-it. Mesohet se ka 21 ushtare ta plagosur nga forcat NATO, dy prej te cileve rende.

OPERACIONI
Gjatë orëve të vona të së mërkurës, KFOR ndërmori një operacion për heqjen e barrikadës në Rudar të Vogël, në afërsi të Zveçanit, por ka hasur në rezistencën e serbëve lokalë. Trupat e KFOR kanë ngritur barrikada me tela me gjemba si dhe kanë përdorur gaz lotsjellës në drejtim të serbëve të cilët të revoltuar hidhnin gurë në drejtim të KFOR-it.

Gjendja është tensionuar edhe më tej, kur rreth orës 1 pas mesnate, është dëgjuar një shpërthim në pjesën e banuar me shqiptarë në veri.

“Në orën 1 pas mesnate, një shpërthim ka ndodhur në lagjen “Tre Rrokaqiejt”. Nga ky shpërthim janë dëmtuar dy vetura, por nuk ka persona të lënduar”, ka thënë
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti për gazetën kosovare “Zëri”

 Mediat lokale raportojnë edhe për të shëna me armë zjarri dhe se dhjetra serbë protestues kanë kërkuan trajtim mjekësor. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pjesë e trupave që ndërmorrën aksionin ishin portugezët dhe hungarezët.

Një reporter i AP tha se kishte parë ushtarë të NATO-s të armatosur rëndë që tentuan të hiqnin një barriere betoni dhe të vendoste tela me gjemba. Kjo ka tensionura serbët.
 
Është ende e paqartë nëse KFOR ka arritur të largojë barrikadën e cila ishte e ndërtuar me beton. Tensioni ishte rritur më shumë, kur sirenat rrugëve të Zvecanit, i bënin thirrje serbëve të dilnin të mbronin barrikadat.

Që prej korrikut serbët kanë ngritur rreth 20 barrikada, duke penguar lëvizjen e lirë, në shenjë kundërshtimi për shtrirjen e autoritetit shtetëror të Prishtinës zyrtare edhe në këtë pjesë të Kosovës. Gjatë muajit shtator, KFOR  hoqi disa barrikada, por serbët i rindërtuan ato.

UVE NOVICKI ZEDHENESI I KFOR: QELLUAM NE AJER

“Mbrëmjen e kaluar, pas orës 23:00, KFOR-i me sukses mori nën kontroll bllokadën e vendosur në Rudarë - pa ndonjë incident. Ndërkaq, në mesnatë, numri i protestuesve u shtua; ata sollën edhe tre kamionë dhe avancuan drejt trupave të KFOR-it. Protestuesit përdorën forcën, përfshirë këtu edhe hedhjen e gurëve. Ata i shtynë prapa forcat e KFOR-it, duke i sulmuar ato me kamionë të mbushur me zhavorr”, tha Novicki, për të shtuar:

"Forcat e KFOR-it u detyruan të qëllojnë në ajër, si shenjë vërejtjeje. KFOR-i ka përdorur edhe gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për vetëmbrojtje nga protestuesit që përcillnin kamionët".

"Për të parandaluar mundësinë e përshkallëzimit të mëtejmë të konfrontimit dhe për të mos rrezikuar palët, KFOR-i mori vendim për ndërprerjen e operacionit. KFOR-i konfirmon se 21 ushtarë kanë pësuar lëndime”, tha Novicki.

PRESIDENTJA JAHJAGA E KRYEMINISTRI THACI DENOJNE DHUNEN


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e dënoi sot sulmin mbi forcat e NATO-s të cilin ajo e cilësoi si të nxitur e të mbështetur nga strukturat kriminale, Raporton Zeri i Amerikës.

Në një deklaratë për opinion, thuhet se Presidentja e Kosovës konsideron se aktet e tilla të dhunës janë të patolerueshme dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe qëndrueshmërisë.

Këto akte do të marrin përgjigje ligjore sepse askush nuk mund të bllokojë dhe të pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, një vlerë kjo e demokracisë, thuhet ne reagimin e presidentes Jahjaga, e cila e ka cilësuar sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, si një akt të shëmtuar që gjykohet nga të gjithë qytetarët dhe institucionet e Kosovës.

Në reagim ajo ka ritheksuar mbështetjen për forcat e NATO-s dhe rolin e tyre për vendosjen e sundimit të ligjit, parandalimit të akteve të dhunës dhe për krijimin e kushteve për lëvizje të lirë të të gjithë qytetarëve dhe të mallrave në gjithë territorin e Kosovës.

Edhe Kryeministri Hashim Thaçi e dënoi dhunën e ushtruar mbrëmë ndaj ushtarëve paqeruajtës të KFOR-it nga ana e "strukturave kriminale", siç u shpreh ai, në pjesën veriore të Kosovës. Në reagimin e tij thuhet se Qeveria e është e vendosur dhe përkrah vendosjen e plotë të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit.

"Të githë ato struktura kriminale në veri, që pengojnë lirinë e lëvizjes dhe konfrontohen me institucionet e Kosovës dhe me trupat paqëruajtëse të NATO-s, shumë shpejt do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar," thuhet në reagimin e kryeministrit Thaçi, në të cilin shprehet përkushtimi për "jetësimin e plotë të vizionit të saj për hapjen e perspektivës së zhvillimit ekonomik," si dhe për zhvillimin e procesit demokratik zgjedhor edhe në pjesën veriore të Kosovës.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS