Barroso-Nishanit: Ji "arbitër" 
i konsensusit opozitë - qeveri

Barroso-Nishanit: Ji i konsensusit opozitë - qeveri">
TIRANE – Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manul Barroso i apelon kreut të shtetit shqiptar, Bujar Nishani të jetë “arbirti” në konsensusin mes opozitës dhe mazhorancës në kuadër të reformave kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim, tashmë që vendi ynë mori statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian. Pak ditë pas vizitës në Tiranë, numri një i Komisionit Europian, i ka dërguar një letër Presidentit Nishani, përmes së cilës i shpreh bindjen se partitë politike do të përshpejtojnë përpjekjet për reformat.

“Jam i bindur se të gjitha forcat politike në Shqipëri, do të ndërtojnë mbi këtë sukses të përbashkët dhe do të intensifikojnë dhe përshpejtojnë përpjekjet e tyre për reforma, kryesisht në drejtim të prioriteteve kyçe të identifikuara për hapjen e negociatave, me fokus të veçantë tek shteti i së drejtës.Siç diskutuam, është shumë e rëndësishme që reformat të ndërmerren në një mënyrë të qëndrueshme dhe përfshirëse. Më lejoni, për këtë arsye, t’ju inkurajoj si zyrtarin dhe liderin më të lartë të shtetit të vazhdoni të punoni për këtë konsensus të gjerë kombëtar! Siç diskutuam, është shumë e rëndësishme që reformat të ndërmerren në një mënyrë të qëndrueshme dhe përfshirëse. Më lejoni, për këtë arsye, t’Ju inkurajoj si zyrtarin dhe liderin më të lartë të shtetit të vazhdoni të punoni për këtë konsensus të gjerë kombëtar”, thuhet në mesazhin që Barroso i con Nishanit, të zbardhur nga zyra e Presidencës.

Ai është shprehur mirënjohës për dekorimin që Presidenti Nishani i bëri me titullin e “Flamurit Kombëtar”, duke shtuar se tashmë është hapur një kapitulli i marrëdhëniesh BE-Shqipëri. Kreu i Komisionit Europian shpreh bindjen se Shqipëria do shënojë progres drejt rrugës në BE.


Mesazhi i plote i Barrosos

“I dashur President,

Gjej rastin t’Ju falenderoj edhe njëherë për bisedimet konstruktive që patëm në Tiranë më 30 qershor. Isha shumë i kënaqur të zhvilloja vizitën gjatë momentit historik kur Shqipëria mori statusin kandidat, dhe ndihem mirënjohës dhe i nderuar për dekorimin me Titullin e “Flamurit Kombëtar” nga Ju, të cilin e quaj një shenjë të angazhimit të përbashkët për perspektivën europiane të kombit tuaj.Ne kemi hapur tashmë një kapitull të ri në marrëdhëniet BE-Shqipëri.

Jam i bindur se të gjitha forcat politike në Shqipëri, do të ndërtojnë mbi këtë sukses të përbashkët dhe do të intensifikojnë dhe përshpejtojnë përpjekjet e tyre për reforma, kryesisht në drejtim të prioriteteve kyçe të identifikuara për hapjen e negociatave, me fokus të veçantë tek shteti i së drejtës.Siç diskutuam, është shumë e rëndësishme që reformat të ndërmerren në një mënyrë të qëndrueshme dhe përfshirëse. Më lejoni, për këtë arsye, t’Ju inkurajoj si zyrtarin dhe liderin më të lartë të shtetit të vazhdoni të punoni për këtë konsensus të gjerë kombëtar!Jam i bindur se Shqipëria do të shënojë progres të mëtejshëm të rëndësishëm në rrugën e saj drejt Bashkimin Evropian në vitet në vazhdim, dhe pres më kënaqësi takimin tonë të ardhshëm.”
 
Redaksia Online
(Gre.M /Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë