Kryeministri i ri italian gjendet në Bruksel për të takuar presidentin e BE dhe Van Rompuy.

“Italia ka përpara sfida të mëdha por të kapërcyeshme edhe pse situata është ende e vështirë”. Ka qenë mesazhi optimist i presidentit të BE, Barroso, në fund të takimit me kryeministrin, Mario Monti.

“Ajo Itali mbi të cilën janë të fiksuar sytë e Europës dhe të gjithë botës. Po ajo Itali që është e vendosur të kalojë krizën dhe të fitojë sfidën e saj, nën drejtimin e Mario Monti”, vazhdon Barroso, “ka të gjithë besimin tim”.

“Jam i sigurt – thotë Barroso i drejtuar Montit – që ju edhe qeveria juaj do arrini t'ia dilni dhe komisioni do jetë në ndihmën tuaj”.

Nga ana e tij Monti ka përshkruar Europën si ylli polar i reagimit: “Europa është në qendër të reformave italiane, duke dhënë kontributin për zhvillimin harmonik të bashkimit europian”.