Baseni Ohër-Prespë nën mbrojtejn
e UNESCO, Koka merr certifikatën

Baseni Ohër-Prespë nën mbrojtejn<br />e UNESCO, Koka merr certifikatën
Që nga 11 qershori  baseni  Ohër-Prespë është marrë nën mbrojtejn e UNESCO.  Ndërkohë sot  ministri i Mjedisit Lefter Koka ka marrë certifikatën e UNESCO-s, për këtë zonë e cila u shpall Rezervë Ndërkufitare Biosferë.

Në një ceremoni të zhvilluar në qytetin e Korçës, ku ishin të pranishëm  Zëvendës kryeministri Niko Peleshi, përfaqësues të UNESCO-s, si dhe ministri i Mjedisit të Maqedonisë Nurhan Izairi, numri një i mjedisit në Shqipëri tha se Ohër - Prespë  një zonë me vlera të jashtëzakonshme mjedisore.

“Jam  i lumtur që UNESCO akordoi statusin për basenin Ohër-Prespë. Kjo zonë ka  rëndësi të madhe jo vetëm lokale e rajonale por edhe globale. Ohër - Prespë është  një zonë me vlera të jashtëzakonshme mjedisore. Kjo është e para Rezervë Biosferë në Shqipëri”, deklaroi ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Ministri theksoi gjithashtu se  Shqipëria ka vullnet politik për të bashkëpunuar më shumë në mbrojtjen e natyrës “Mbrojtja e burimeve natyrore  janë dhe do të mbeten pritoriteti ynë”, theksoi ministri i Mjedisit Lefter Koka.
 
certifikata









































      ( Në foto certifikata e UNESCO-s për basenin  Ohër Prespë)




Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës