Kryedemokrati Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjete sociale vijon "fushatën" kundër kryeministrit Edi Rama.
Me anë të një postimi në "Instastory" Basha ka renditur nga një nga sipas tij dështimet e kryeministrit.
Sipas Bashës, kryeministri premtoi deficit dhe borxh publik nën kontroll, përmes politikash të përgjegjshme fiskale, por këtu shton se ky premtim nuk është mbajtur dhe borxhi është rritur.
"65 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Rama premtoi deficit dhe borxh publik nën kontroll, përmes politikash të përgjegjshme fiskale. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo. Borxhi publik është rritur", thotë Basha mes të tjerash.