TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar 22 Marsin, si ditën e fitores historike të demokracisë.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai shkruan se, “22 marsi 1992 shënoi fitoren e dritës mbi errësirën. Shqiptarët rikthyen sytë drejt perëndimit dhe nisën rrugëtimin europian dhe euro-atlantik. Sot jemi anëtarë të NATO-s, Kosova është e pavarur dhe shqiptarët lëvizin të lirë në mbarë Europën. Integrimi i plotë i Shqipërisë në Europë është misioni hyjnor i Partisë Demokratike që e nisi këtë rrugë me 22 mars 1992!”
BERISHA: 22 MARSI, DITA E PARË E LIRISË DHE DINJITETIT
Ndërkohë edhe ish-kryedemokrati Sali Berisha, ka uruar këtë ditë duke e cilësuar si ditën e parë të lirisë dhe dinjitetit, ditën që me votën e lirë u rrëzua diktatura e regjimit hoxhist dhe nisi ndërtimi i sistemit demokratik.
“Në 22 vite ne ende nuk jemi aty ku e meritojmë por jemi vite dritë larg asaj kohe. Sot Kosova është e lirë dhe e pavarur, Shqipëria është anëtare e NATO-s, afër marrjes së statusit të vendit kandidat dhe renditet tashmë në grupin vendeve me të ardhura të mesme të larta. Por sot përsëri vendi ndodhet në një udhëkryq të vërtetë. Si asnjë vend tjetër, ekzekutivi i vendit drejtohet nga një i sëmurë psikik, i mjekuar për vite e vite për sindrom bipolar dhe që me energjinë e tij negative rrënon çdo ditë këtë vend. 22 Marsi është një kushtrim, është një apel për të gjithë ata që e duan këtë vend, të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë nga shpërthimet i një njeriu të sëmurë rëndë që di vetëm të rrënojë dhe mashtrojë shoqërinë tonë”, shprehet Berisha.
Këto qëndrime të Bashës dhe Berishës vijnë në kuadër të 22 vjetorit të mbajtjes së zgjedhjeve të para pluraliste, ku Partia Demokratike u shpall fituese.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com