Basha: 25 prilli masakër zgjedhore si kurrë më parë! Dorëzimi para atyre që nuk e pranojnë, mund të mbjellë farën e përçarjes

I pranishëm me një takim me demokratët e degëve 6 e 16 në Tiranë dhe në Shijak, kreu i PD-së, Lulzim Basha i konsideroi zgjedhjet e 25 prillit si një masakër zgjedhore në përmasa që, sipas tij, nuk është parë në këto 30 vite demokraci.

Ndërsa vijoi takimet në kuadër të fushatës për garën në PD, Basha akuzoi qeverinë se më 25 prill bëri aleancë me bandat për të marrë peng demokracinë.

"Ne nuk jemi thjesht dhe vetëm një parti politike, por ne jemi e vetmja familje politike që ka lindur, qëndron e do të qëndroj për një arsye, për t’i shërbyer Shqipërisë, për t’i shërbyer shqiptarëve, për t’i shërbyer demokracisë, për t’i shërbyer të drejtës. Ishim të vetëdijshëm për pabarazinë e betejës. Ishim të vetëdijshëm që nga momenti i rrafshimit të marrëveshjes së 5 qershorit. Ishim të vetëdijshëm po kështu se kë dhe çfarë kishim përballë, por miqtë e mi, mund ta themi me gojën plotë se 25 prilli ka hyrë tashmë në histori si një ngjarje tashmë e dy përmasave. E para, kurrë më parë më parë në 30 vite demokraci me gjithë krizat e saj, përmasat e masakrave zgjedhore nuk kanë qenë të tilla si të 25 prillit. Qoftë në volumin e të keqes, qoftë blerje votash, dhunim, shantazh, kërcënim, shpunësim, qoftë në katalogun e padrejtësive duke filluar nga rikthimi në jetë i praktikave të sigurimit të shtetit përmes vjedhjes dhe përdorimit e të dhënave personale.Fakti që sot ndodhemi në kushtet e një regjimi ka të bëjë me të zezën më të madhe që Edi Rama ka bërë gjatë gjithë jetës së tij të gjatë e të zezë politike për vendin dhe për shqiptarët. Me 25 prill përkohësisht përmes këtyre mekanizmave është ndalur aspirata e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim. Me 25 prill përkohësisht ka rënë demokracia, ka rënë demokracia dhe këtë dueht ta themi me gojën plot sepse demokraci nuk është një koncept abstrakt, por është vullneti i shumicës", tha Basha.

Ndalur te gara brenda PD, Basha e konsideroi atë një provë për lerat e kësaj partie. Sipas Bashës, dorëzimi para atyre që nuk e konsiderojnë 25 prillin masakër zgjedhore, rrezikon të mbjellë farën e përçarjes në PD.

"Sot në kushtet e një gare të brendshme, një garë e cila është një tjetër provë e vlerave tona, e vlerave të demokracisë, e vlerave të respektit për konkurrencën, për debatin. Të gjithë duhet të jemi krenar me këto vlera dhe ky është një avantazh i padiskutueshëm për të cilin nuk duhet të fshihemi por duhet ta shpalosim para shqiptarëve si një garanci më shumë, sepse jemi të gatshëm dhe gati për të administruar daljen nga kriza dhe për të përmbushur aspiratat e tyre për ndryshim. Por disavantazhi qëndron në faktin se dorëzimi përballë atyre që 25 Prillin nuk e konsiderojnë masakër zgjedhore por një fitore të Edi Ramës, mund të mbjellë nja tjetër farë përçarje në gjirin e një familje që ka dalë e bashkuar nga kjo betejë. Nxitimi i ndokujt, i ndonjë mendje të turbulluar nuk mund të përbëjë arsye për t’i rënë me shqelm sakrificës prej secilit prej jush në këtë sallë dhe të mijëra demokratëve anembanë Shqipërisë. Nuk mund të përbëjë arsye për të shkatërruar atë që kemi ndërtuar sëbashku. 25 prilli duhet të na bashkojë, 25 prilli është masakër zgjedhore dhe çdo qëndrim tjetër është i papranueshëm. Është i paparanueshëm jo për mua, por sepse është e vetmja farë nga mund të mbijë fidani i përçarjes tek i cili shpreson të kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës Edi Rama dhe regjimi i tij", theksoi Basha.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen