Basha: 35 mln € kushtoi pazari
i Ramës për Metën President!

Basha: 35 mln € kushtoi pazari<br />i Ramës për Metën President!
TIRANË-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh sot se zgjedhja e Ilir Metës President ka qenë një pazar i shtrenjtë që është paguar me paratë e popullit.

Sipas Bashës, Meta që trumbetonte se nuk ka zgjedhje pa opozitën e mbylli gojën pas pazarit me Ramën. Sipas kryeopozitarit, të gjitha pazaret janë bërë që Rama të mbetet në pushtet dhe Meta të ruajë privilegjet.

"Këta të dy pinë verë, ndërtojnë një ujësjellës nga fillimi në Shushicë duke djegur miliona lekë. 35 milionë dollarë për rrëshkitjet në rrugën e Elbasanit. Edi Rama dha 35 milione euro për t'i mbyllur gojën Ilir Metes i cili nuk pranonte zgjedhje pa opozitën, dhe për ta bërë President!
35 milionë dollarë të shqiptarëve për ta ulur në në karrigen e Presidentit, ky është komploti i derrave që bëjnë pazare në kurriz të demokracisë.
Ulen dy veta pinë verë të shtrenjtë dhe nga aty na del presidenti i Republikës, por kjo nuk është republika e qytetarëve, e të djathtëve, e të majtëve, gegëve toskëve kjo është republika e vjetër e krimit e drogës e derrave oligarkë që majmen në kurriz të shqiptarëve.
Shihni sa miliona luhen dhe gjithë pjesa tjetër është teatër kukullash me cdo kusht, kjo është loja, të tjerat janë të gjitha teatër kukullash
”, tha Basha nga çadra ne diten e 74 te protestes në të.



"Une nuk bej pazar me Ramen, as po nderhyne te huajt"
E duke qëndruar tek pazaret, Basha theksoi se nuk do pranonte të bënte me Ramën asnjë të tille, kushdo qoftë ndërmjetësi, vendas apo i huaj. Basha ka thënë se nuk do tërhiqet nga kushtet e tij.

Kush më kërkon mua shqiptar apo i huaj pazar me Edi Ramën për hir të stabilitetit pa demokraci duhet ta kuptojë se ajo që ka lindur në 18 shkurt është më e madhe se Partia Demokratike, më e madhe se Lulzim Basha. Nuk ka dhe nuk do ketë asnjë tërheqje në kauzën dhe betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka dhe nuk do ketë kthim në kohën e Republikës së vjetër kur populli është vetëm alibia e qeverisë fasadë, parlamentit fasadë. Ose do të kthejmë demokracinë e vërtetë ose do të vazhdojmë betejën deri në fitore. Sepse ne e dimë se çfarë do të ndodhë po të bëhemi pjesë e këtij pazari të qelbur, do vazhdojnë të qeverisin me kriminelë, do vazhdojnë me koncensionet. Sot nuk i kanë vënë në listë kriminelët, por kanë vënë fëmijët dhe të afërmit e tyre”, tha Basha.
 
Kreu i opozitës më pas bëri një premtim për të cilët tha se në republikën e re, do të kenë status si të gjyqtarëve dhe të prokurorëve.
 
Një premtim gazetarëve, republika e re do ju çlirojë totalisht nga vargonjtë e krimit, korrupsionit që ju shtyp në punën e përditshme”.


  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën