Basha: 'Të enjten protestë para 
parlamentit, të dorëhiqet rama'

Basha: 'Të enjten protestë para <br />parlamentit, të dorëhiqet rama'
TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrje për protesta popullore për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Duke akuzuar qeverinë Rama për mbështetje të trafikut të drogës dhe fshirje të provave nga vendi i ngjarjes, ku u ul avioni italian. Në një konferencë për shtyp, kreu i PD ka bërë të ditur vendimin e marrë në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD-së, për fillimin e protestave popullore nga ora 10:00 e së enjtes para Parlamentit, që sipas tij do të vijojnë deri në “dorëheqjen e qeverisë Rama”.

“Si opozitë, ne jemi përballuar me beteja me këtë qeveri, arbitraritetin, shkeljen e kushtetutës. Kjo e drogës dhe narkotrafikut nuk është betejë mes opozitës dhe qeverisë. Ky është fundi. Drejtësia po heton, ajo do thotë fjalën e vet në lidhje me përgjegjësitë penale të gjithsecilit. Por përgjegjësia politike e Ramës është evidente për çdo qytetar. Sot kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së tij. Poppulli shqiptar nuk pranon të qeveriset nga një qeveri kukull e krimit të organizuar po qeveri e bërë njësh me narkotrafikun. Populli shqiptar nuk pranon në asnjë mënyrë shndërrim e vendit në një kartel të drogës. Qytetarët shqiptarë janë gati të ngrihen dhe të luftojnë pa kursyer asgjë për sovranitetin, lirinë dhe të drejtat e tyre kushtetuese. PD do udhëheqë protestën e qytetarëve për rrëzimin e qeverisë.
 
Protestë popullore kundër oligarkisë së drogës dhe largimin e qeverisë Rama. Të ngrihemi në protestë për të luftuar dhe ndalur kursin kriminal të oligarkisë së drogës.
Të çojmë në shtëpi qeverinë e narkotrafikut në kurriz të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre”, tha Basha.
 
Duke akuzuar sërish për trafik droge nga aerodromi i Gjadrit e nga pista të tjera në vend, Basha i mëshoi sërish faktit se avioni u rrëzua nga mbipesha. Sipas Bashës, droga u zbulua për shkak të një defekti të fuoristradës, duke u shprehur se “Po të mos ishte prishur në nga fuoristradat do kishte ikur dhe ajo siç ikën dhe të tjerat me ngarkesën e drogës”.
 
“Avioni do ishte nisur, ashtu siç janë nisur të tjerë para tij nga Gjadri e pika të tjera. Po të mos kishte pësuar avari dhe të mbetej në plazhin e Divjakës, sot do të ishim sërish në betejë përballë një kryeministri të një qeveria bojëdalë që do mohonte dhe do tallej siç bëri gjatë këtyre javëve me informacionet e opozitës, të punonjësve, dhe denoncime të qytetarëve. Po të mos ishte prishur një nga fuoristradat do kishte ikur dhe ajo siç ikën dhe të tjerat, me ngarkesën e drogës. Avioni i drogës iu ra në prehër, droga iu mbeti në derë. Rama duhet të kishte folur me dorëheqjen e tij. Ky vendim do ishte i vetmi akt që do nxirrte qeverinë nga skandali. Trafiku nga toja ,ajri dhe deti me dorëheqjen do tregonte se qeveria unik ishte e aftë të përballej me të, dhe jo e përfshirë. Dorëheqja do ishte më e mira. Kryeministri nuk foli me dorëheqje, e as me heshtje. Pas talljeve për avionë fantazmë, mushkonjave. Sot po flasin sikur e ndaluan ata trafikun drogës, për të shpëtuar çfarë mund të shpëtojnë nga skandali i drogës. Ndaluan mediat, të shkonin aty para se të pastronin skenën e krimit.
 
Që prej fillimit heshtën u tallën me pyetjet e denoncimet tona. U përpoqën siç e kanë zakon ata që janë dorëbrënda që të na atribuonin akuza të paqena. Nuk lëvizën gishtin për të mbrojtur dëshmitarët, por i lanë të terrorizoheshin nga mesazhet e trafikantëve.

Sot është akoma më e qartë se dje, heshtën sepse e kanë ditur. Janë brenda, dhe po fitojnë, po bëjnë lek droge. Përmes fuqisë së këtyre parave duan të rrënjosin pushtetin e parave të drogës dhe dhunës, që vetëm i popullit dhe për popullin s’mund të jetë ky pushtet. PD dhe opozita, dhe mbarë qytetarët dhe opinioni i shëndoshë publik akuzon kryeministrin Rama dhe kupolën e tij për implikim në fshehjen e skandalit. Mbështetja politike që i ka dhënë kësaj ngjarje që cenon bazat e rendit juridik”, tha Basha.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç