TIRANË- Kur në parlament po votohej kthimi i dekretit të Presidentit për Kodin e ri zgjedhor, i cili u kalua nga ligjvënësit për herë të fundit, kryedemokrati Lulzim Basha u tregua indiferent. Për Bashën, hapi i parë i demokratëve do jenë zgjedhjet e 25 prillit, i bindur se kjo datë do të vulosë dhe fundin e Ramës në qeverisje. 

Të njëjtën indiferencë tregoi edhe ndaj partive të reja të krijuara nga ish-funksionarë të lartë të Partisë Demokratike.

Këtë të enjte Lulzim Basha e ngriti zërin më shumë se herët e tjera. Edhe akuzat ndaj qeverinë  për pandeminë ishin më të ashpra.

"I merret goja, do të thotë se paska pak cipë, thoshte gënjeshtër pas gënjeshtre. Të jap dorëheqjen po të kishte një fije dinjitet. Jemi në humnerë, dhe çdo jetë e humbur e ngarkon atë me përgjegjësi penale. Çdo vdekje për shkak të kësaj pakujdesie është vepër e Edi Ramës, se pa të shteti shqiptar nuk do kishte shkuar deti këtu ku i merr taksat dhe paguan mafia e plehrave. Kur dikush ka simptoma dhe duhet të bëjë testin i duhet të presë 3-6 ditë për të bërë testin dhe 4-5 ditë të marrë përgjigjen, ky është realitetit në Tiranë, me keq në rrethe. Në këtë mënyrë numri i të infektuarve mbahet i ulët, por edhe rastet në Shqipëri mbahen të fshehta, sepse Rama ka humbur kontrollin e situatës sa i përket menaxhimit të pandemisë. numri i lartë ka si shkak mos marrjen e masave deduktuese dhe parandaluese, gënjehet kur thuhet e kundërta, fshihen pas sakrificës së mjekëve, me tendera sekret", tha Basha.

Basha foli për numër të ulët të testimeve dhe për këtë sipas tij kryeministri Edi Rama se do të mbajë përgjegjësi penale për çdo jetë të humbur. Ai akuzoi autoritetet shëndetësore se prej 10 ditësh  nuk ofrojnë as vaksinën kundër gripit sezonal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:17
Ai i trembesh një përballje me Jozefina Topallin? Basha përgjigjet shkurt: Jo

Në konferencën për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha u kryer nëse i trembet një përballjeje me Jozefina Topallin, e cila është quajtur më herët si "gruaja e hekurt" në PD, ai u përgjigj shumë shkurt shkurt. "Jo", tha Basha.

Ora 13:14
Basha: Çdo jetë e humbur nga COVID-i e ngarkon Ramën me përgjegjësi penale

Kryedemokrati Lulzim Basha bën fajtor kryesor kryeministrin Edi Rama për jetët e humbura nga COVID-i, pasi sipas tij është pakujdesi nga ana e tij.

"Jemi në humnerë, dhe çdo jetë e humbur e ngarkon atë me përgjegjësi penale. Çdo vdekje për shkak të kësaj pakujdesie është vepër e Edi Ramës, se pa të shteti shqiptar nuk do kishte shkuar deti këtu ku i merr taksat dhe paguan mafia e plehrave", tha Basha.

Ora 13:12
Fjalimi i Manastirliut në Kuvend/ Basha: I merrej goja, të paktën kishte pak cipë! Po të kishte dinjitet do jepte dorëheqjen

Gënjeshtra i ka quajtur kreyedemokrati Lulzim Basha, deklarata e bëra ditën e sotme në Kuvend nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

"I merret goja, do të thotë se paska pak cipë, thoshte gënjeshtër pas gënjeshtre. Të jap dorëheqjen po të kishte një fije dinjitet", tha Basha.