Basha-Ahlin: Shqetësuese shifrat
e krimit të organizuar dhe drogës

Basha-Ahlin: Shqetësuese shifrat<br />e krimit të organizuar dhe drogës
TIRANE - Shifrat e krimit të organizuar në vend por edhe trafiku i lëndëve narkotike janë një shqetësim i madh për Shqipërinë e cila pret të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Kështu kanë deklaruar Kryetari i Partisë Demokratike dhe Kryetari i Parlamentit suedez, Urban Ahlin gjatë takimit të përbashkët.
 
Basha i ka shprehur Ahlin mirënjohjen për mbështetjen  që Suedia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por gjithashtu i shprehu shqetësimin për hapat pas që po bëhen nga mazhoranca lidhur me standardet që kërkon më tej rruga e integrimit.

Basha tha se qeveria nuk po vlerëson përgjegjësitë që mbart ky proces, dhe fatkeqësisht po i zhbën standardet demokratike, të shtetit të së drejtës, konsolidimit të
institucioneve të pavarura, shkeljes arbitrare të të drejtave të njeriut, shkatërrimin e administratës publike dhe nëpërkëmbjen e të drejtave të pronës së qytetarëve.

Po ashtu Basha shprehu shqetësimin alarmant për situatën e rëndë të krimit të organizuar dhe trafiqeve të lëndëve narkotike që po vërshon në Shqipëri, duke kërcënuar rendin publik, jetën, familjet dhe pronat e qytetarëve.

Kryetari i Parlamentit suedez shprehu keqardhjen për gjendjen e tensionuar politike në Shqipëri dhe shqetësimin e thellë për situatën e kriminalitetit.

Ahlin tha se Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyrën për ta adresuar menjëherë çështjen e krimit të organizuar në Shqipëri. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës