Basha: Aksioni, "mburojë" për të
fshehur rritjen e çmimit të energjisë

Basha: Aksioni, fshehur rritjen e çmimit të energjisë">
TIRANE- Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se aksionin e nisur për të ndëshkuar gjithë vjedhësit po e përdor për të fshehur rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në një tryezë me grupet e interesit për çështjen e çmimit të energjisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se qeveria ka dështuar me menaxhimin e sektorit të energjisë.
 
Kreu i demokratëve tha se qytetarët janë të revoltuar nga rritja e çmimit të energjisë elektrike e sipas tij kryeministri Edi Rama po e fsheh këtë fakt.
 
Duke bërë një analizë të situatës së vështirë ekonomike ku gjendet vendi, basha konstatoi se qeveria nga premtimi për ulje të cimimit të energjisë, po shkon në drejtimin e kundërt, të rritjes së saj, duke e rënduar edhe më shumë varfërinë e të paktën 2 milionë shqiptarëve që do të preken nga ky vendim.

“Familjet shqiptare janë në ankth për shkak të rritjes së paralajmëruar nga qeveria  të çmimit të energjisë elektrike. Cdo ditë përsërit të njëjtin refren për t’ia fshehur mbi 2 milion shqiptarëve koston që do të sjellë në jetën e tyre rritja e çmimit të energjisë. Pse zoti kryeministër nuk tregon se sa do të jetë çmimi i energjisë? Cfarë po fsheh? Pse ka frikë të përballet me qytetarët e tij?”, deklaroi Basha.
 
Numri një i demokratëve tha se rritja e çmimit të energjisë është çmimi i dështimit të kësaj qeverisë. Ai kërkoi amnisti të faturave të vendosua nga CEZ dhe mos rritjen e energjisë. Basha tha se duke rritur investimet në këtë sektor nuk do të rritet çmimi i energjisë.  

Kryetari i Partisë Demokratike denoncoi edhe faktin se prej një viti qytetarët janë përballur me mbi-faturime të energjisë.

“Rritja e çmimit të  energjisë elektrike në një kohë kur treguesit e varfërisë janë në rritje, ndërsa  treguesit e zhvillimit ekonomik dhe ato të të ardhurave për qytetarët janë në rënie të vazhdueshme, është shprehje e një cinizmi të skajshëm, karakteristik për qeveritë që humbasin çdo lidhje shpirtërore me qytetarët e vendit të tyre, çdo lidhje me realitetin”, deklaroi Basha.

Berisha: Rama si Kim Jong Un

Ish-kryeministri Sali Berisha ka cilësuar  qeverinë e Edi Ramës, si një nga qeveritë më të dështuara. Sipas tij Rama është si Kim Jong Un, lideri i Koresë së Veriut, që nuk e do popullin e tij.
 
“Çdo qeveri ka për detyrë kryesore të bëjë gjithçka për një përmirësim të jetës së qytetarëve të saj. Por kjo qeveri është pas saj të Koresë së Veriut që bën të kundërtën, kjo është qeveria e dytë në botë që punon për varfërimin e qytetarëve të saj. Kërkesa më e prerë e BB ka qënë të mos lejoni rënien e ekonomisë me reçesion. Por njeriu me zero njohuri në ekonomi e zhyti vendin në recession. Qeveria e mëparshme ka bërë gabime por ka bërë projekte madhështore. Pse ky varfëron shqiptarërt? Ky riti takstat dhe ngriu rrogat”, deklaroi Berisha.
 
Sipas Berishës, qeveria e tij hoqi ndëshkimin kolektiv të dritave ( prerjen e dritave për 12 orë) si dhe faturat afrore. Ai tha se FMN nuk ka kërkuar rritjen e energjisë elektrike, por kjo qeveri po e bën për të vjedhur shqiptarët.  
 
“Kur erdhëm ne në pushtet blemë energjinë dhe nuk bëmë asnjë dënim kolektiv. Hoqëm faturën afrofe e cila është një dënim i turpshëm. Nga 22 sahate sot janë 180 mijë të prishur nga OSHEE.  Vimë tek çmimi. Është më i lartë se në Serbi, Maqedoni dhe Bullgari. Në terma reale është 1-4 herë më i lartë se i gjithë vendet e evropës. Nga viti 2008 e deri më sot ne nuk kemi rritur asnjë lekë çmimin e energjisë. Të gjtiha këto para që do tiu marrin qytetarëve janë para të vjedhura. Kjo është vjedhje. CEZ ka vjedhur shqiptarët. Ky thotë se vjedhja është fasho e vendosur për  energjinë. FMN nuk kërkon rritjen e energjisë elektrike. Vjedhje masive nga një bandë hajdutësh që kanë future në KESH. Fasho është një detyrim për çdo qeveri e një vendi që është në fazën e zhvillimit. Po them që situata është në emergjencë kombëtare”, deklaroi Berisha.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj