Basha akuza kryeministrit: Mandati i tij produkt i bandave të Durrësit dhe Elbasanit! Vettingu për të pastruar politikën, emergjencë kombëtare

Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se lidhja e pushtetit me krimin e organizuar tashmë është fakt, pasi vetë mandati i Edi Ramës është produkt i bandave të Durrësit, si dhe falë kriminelëve të Elbasanit në shërbim të kryeministrit, u tjetërsua rezultati i zgjedhjeve të 2021-shit.

Në videon e postuar në Facebook nga intervista e kryeministrit për Zërin e Amerikës, ku pyetet për Jurgis Çyrbjan, Basha thekson se mandati i Ramës është produkt i këtyre lidhjeve, që sipas tij, kanë dëmtuar rëndë proceset demokratike në vend. 

Ai e cilëson ndarjen e politikës nga krimi si një emergjencë kombëtare dhe për këtë ka depozituar në Kuvend një projektligj për vetting-un në politikë.

“Pastrimi i politikës nga lidhjet me krimin është hapi i parë për të ndërtuar një demokraci të vërtetë”, tha Basha, duke ftuar qytetarët që më 11 Maj të mbështesin këtë nismë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Sipas tij, vetëm një politikë e pastruar nga krimi mund të sigurojë shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Postimi i plotë i Bashës: 

“Një pushtet i papërgjegjshëm dhe i pamerituar prodhon marrëzira të tilla, si kjo “larje duarsh” ndaj detyrës ekskluzive që ka kryeministri dhe kryetari i partisë qeverisëse, për të mos lejuar që krimi i organizuar të fusë ushtarët e tij në Parlament me firmën e Edi Ramës.

Tashmë është fakt se vetë mandati i Edi Ramës është produkt i bandave të Durrësit, po ashtu është fakt se, falë kriminelëve të Elbasanit në shërbim të kryeministrit, u tjetërsua rezultati i zgjedhjeve të 2021-shit, për të mbrojtur një pushtet të korruptuar, që nuk i shërben qytetarëve, por krimit.

Shqipëria nuk e meriton këtë papërgjegjshmëri, e aq më pak lidhjen simbiotike mes këtij pushteti dhe krimit, që ka shkatërruar proceset demokratike. Ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare, prandaj kam dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë ligjin për vetting-un, si një mekanizëm të domosdoshëm për të pastruar politikën dhe për t'i hequr çdo alibi atij që bën sikur nuk di se cilat janë detyrat e tij.

Pastrimi i politikës nga lidhjet e errëta me krimin është hapi i parë për të krijuar një demokraci të vërtetë, ku vota respektohet dhe individi ka zë në vendimmarrje. 

Më 11 Maj, ju ftoj të mbështesni me votë nismën e vetting-ut, të penguar nga Edi Rama, për t’i dhënë Shqipërisë mundësinë e një të ardhmeje më të mirë, ku triumfon shteti i së drejtës, ku rritet ekonomia dhe ku politika i shërben vetëm qytetarëve dhe mirëqenies së tyre. Shqipëria meriton shumë”.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

I arratisur nga Siria në Moskë, tentohet të vritet Bashar al-Assad! Dyshohet se diktatori sirian u helmua, mjekët e shpëtuan

I arratisur nga Siria në Moskë, tentohet të vritet Bashar al-Assad! Dyshohet se diktatori sirian u helmua, mjekët e shpëtuan