TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale, ka akuzuar qeverinë lidhur me vdekjen e minatorit 48 vjeçar Gjovalin Prenga, ku sipas tij vdekja ka ardhur si rezultat i indiferencës së qeverisë për kushtet e sigurisë në punë.
Por në postimin e tij, Kreu i PD Basha teksa shpreh ngushëllimet për familjen, ajo që bie në sy është edhe fakti që ai nuk di ende emrin e viktimës.
Sipas Bashës viktima është Gjovalin Mark Ndreca. Në fakt nga verifikimet e kryera nga ana e policisë, si dhe nga vetë Ministria e Energjitikës, viktima është Gjovalin Prenga dhe jo Gjovalin Ndreca.
Siç duket kreu i PD ka nxituar të hedhë akuza ndaj qeverisë, por pa mësuar akoma mirë emrin e viktimës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com