Basha akuza Ramës e Veliajt: 30 mln euro borxh për ndërtimin e teatrit duke varfëruar shqiptarët

Basha akuza Ramës e Veliajt: 30 mln euro borxh për ndërtimin e teatrit duke varfëruar shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim basha ka akuzuar kryeministrin Rama se pas shembjes jashtë çdo ligji të Teatrit Kombëtar duke vjedhur pronën publike tani do marrë kredi 30 milionë euro për ndërtimin e saj duke i shtuar borxhin shqiptarëve.

"Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes Ramavirusi ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve", shkruan Basha në twitter.

Në lidhje me letrën që PD publikoi më parë thuhet se kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i drejtohet qeverisë se kostot e përgjithshme për ndërtimin e projektit parashikohen të jenë rreth 30 milionë euro duke theksuar se Banka Evropiane e Investimeve ka shprehur gatishmërinë e saj për të financuar projektin e Teatrit të ri, me kushte financiare shumë të favorshme. Letra u publikua nga ish deputetja demokrate Jorida Tabaku ku akuzoi qeverinë dhe kryebashkiakun Veliaj se kërkojnë të marrin borxh 30 milionë euro në një kohë që shqiptarët jetojnë në varfëri, duke kërkuar nisjen e hetimeve nga prokuroria.

Në një intervistë për Report Tv më 19 maj, Erion Veliaj u shpreh se teatri i ri do të bëhet me kredi dhe deri tani 17 banka europiane kanë shprehur interes. "Projekti nuk është gati, e kemi projekt ide, por duhet detajuar. Do të punojmë tre muaj për detajimin nga vjeshta do të bëhet prokurimi, sot 17 shprehje interesi nga Banka Europiane për të financuar këtë projekt do të ecim përpara për ta financuar" , ka thënë Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:03
PD publikon dokumentin: Veliaj, 30 mln euro kredi për projektin e Teatrit, të hetohen!

Partia Demokratike ka publikuar një dokument, që sipas saj tregon që qeveria dhe bashkia do të marrin 30 mln euro kredi nga institucionet ndërkombëtar për Teatrin Kombëtar.

Në një reagim në Facebook, ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria kërkon të marrë  30 mln euro borxh, ndërkohë që shqiptarët janë në varfëri.

"Duan të marrin 30 mln euro borxh ndërsa shqiptarët nuk kanë marrë asnjë mbështetje dhe akoma më keq po zhyten në varfëri. Rrisin borxhin publik ndërsa rritet papunësia dhe kjo vetëm që Rama të kënaqë egon e tij dhe Fusha të ndërtojë kullat e radhës", shkruan Jorida Tabaku.

Ndërsa kërkon hetim nga Prokuroria, Partia Demokratike i bën thirrje institucioneve financiare të refuzojnë të bëhen, pjesë e asaj që e quajnë aferë kriminale.

Statusi i plotë i Jorida Tabaku

Si hajdutë e prishën teatrin  në kohë pandemie, si pushtues të lirive përdorën dhunën karshi qytetarëve dhe tani duan të marrin borxhe ndërsa vendi është në krizën e thellë ekonomike.

Paftyrësia e një regjimi që pasi na la pa një godinë historike do marrë 30 mln euro borxh nga institucione ndërkombëtare për të kënaqur Ramën dhe Veliajn dhe ëndrrat e tyre për pushtet dhe parà në kurrizin e shqiptarëve. Veliaj, njeriu që duhet të largohet një orë e më parë nga kryebashkiaku për tu hetuar nga Prokuroria për shkeljet ligjore sot kërkon të fusë në borxh gjithë Shqipërinë.

Ky është modeli i tyre i zhvillimit, kjo është ajo që dinë të bëjnë: Prishin çdo menorie historike, pastaj rrisin taksat dhe ato taksa I vjedhin,  varfërojnë shqiptarët dhe I zhysin në borxhe që do t’i paguajnë po ato. Nuk është për t’u habitur se hajnitë kështu veprojnë.

Duan të marrin 30 mln euro borxh ndërsa shqiptarët nuk kanë marrë asnjë mbështetje dhe akoma më keq po zhyten në varfëri. Rrisin borxhin publik ndërsa rritet papunësia dhe kjo vetëm që Rama të kënaqë egon e tij dhe Fusha të ndërtojë kullat e radhës.

Kjo shkresë është dëshmi e shtetit antishqiptar dhe oligarkik që kanë ndërtuar.

Pa leje, pa rregulla, në shkelje të Kushtetutës, në kundërshtim me çdo normë e parim demokratik, pa fonde me sy e mendje të errësuar si e si për të pasur miliona euro dhe kullat në qendër janë të gatshëm për të vepruar me çdo mënyrë.

I mbyllin shqiptarët në shtëpi, u heqin lirinë e dinjitetin pastaj u marrim çdo gjë duke i rënduar më tej me taksa. Mos i kërkoni turp hajdutit aq më pak Veliajt dhe Ramës që turpin e kanë ngrënë me bukë prej kohësh! Të dy meritojnë të hetohen por më së pari të frenohen për këtë çmenduri që po veprojnë, po marrin borxh në kurrizin e shqiptarëve për të mbuluar krimin e prishjes së teatrit.

Nuk ka parë Shqipëria kurrë kështu pushtuesish, me pronat publike, me paratë e shqiptarëve, me të ardhmen e tyre!

Nuk ka detyrim më të madh për qytetarët e Tiranës se sa të çojmë përpara drejtësisë kryebashkikun Veliaj që vrau historinë e qytetit.

Nuk ka detyrim më të madh për qytetarët e Shqipërisë se sa të dërgojnë përpara përgjegjësisë penale kryehajdutin Rama që do të fusë një popull të tërë në borxhe vetëm për të ndërtuar një teatër me kulla.

U bëjmë thirrje institucioneve financiare të refuzojnë unanimisht të bëhën pjesë e aferës kriminale. Nuk ka asnjë borxh që shlyen vrasjen që iu bë kulturës, trashëginisë dhe pasurisë publike të një kombi të tërë.

Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë nuk e duan këtë borxh. Ne nuk mund t’ua lëmë këtë turp si barrë fëmijëve tanë. Ne do ta luftojmë atë me çdo mjet ligjor dhe politik.

 

Dokumenti i publikuar nga Partia Demokratike
I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 29/05/2020 01:26

    Lylzim,vetëm ti qe s'ke moral te akuzosh sepse ti je i vetmi politikan nen akuze per korrupsion,vrasje e tradheti te larte,pra mbylle e prit gjykimin qe te pret.

    Përgjigju
  • Iris: 28/05/2020 22:57

    Kredia ne kete rast nuk eshte problem,teatri mund ta shlyej te tere vete ose pjeserisht,po te ndihmoje dhe shteti.Po te jape shfaqje cilesore,qe te mbushen sallat mund ta veteshlyej kredine.Gjithecka tani varet nga autoret ,regjizoret,aktoret ,pa haruar dhe publikun.

    Përgjigju
  • O tej: 28/05/2020 19:32

    Bajge bakge po ja vlen.

    Përgjigju
  • Brezi i djegur: 28/05/2020 18:02

    Ja ku foli edhe sheiku i ndershem. Bej qejf o qerrata se ne cdo vend tjeter edhe ne afrike po te ishe megjith ato qe ke vjedhur burgun e kishe pak, po surrati yt nga kamarier ne miliarder, ku i gjeti... Po je ne Shqipri ne vendin e pisave, ha Meco pi Meco. I perzut te gjithe njerezit e ndershem, moren rruget. Keni ngel vetem muta qe qelbeni deri ktu ne Amerike

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 28/05/2020 17:30

    Lum si ne per Lulush Bajgen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë