Basha akuza qeverisë: Kur të vijmë në pushtet Porti i Durrësit do të dalë nga duart e krimit

Basha akuza qeverisë: Kur të vijmë në pushtet Porti i Durrësit do të dalë nga duart e krimit

Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha në një komunikim me përfaqësues të Agjencive Turistike në Durrës foli edhe për Portin e Durrësit, ku tha se me ardhjen në pushtet, ai do të dalë nga duart e krimit të organizuar që sipas tij janë të lidhura me qeverinë.

"Nuk ka rëndësi se kush do të jetë në krye të pushtetit vendor, do të jetë e njëjta parti apo aleatë i koalicionit qeverisës pas 25 prillit apo do të jetë opozita e pas 25 prillit. Për mua qëllimi që na bashkon është t’i kthejmë qytetarëve shërbimet dhe investimet për taksat që paguajnë. Për portin e Durrësit është folur shumë këto 8 vite dhe është investuar shumë pak.

Ndërkohë ka pasur një sërë aferash të cilat kanë zhvendosur përfitimet financiare që vijnë nga porti në duart e klaneve brenda qeverisjes të lidhura me krimin e organizuar që vazhdon të mbetet një problem i madh në qytetin e Durrësit dhe jo vetëm, në gjithë Shqipërinë. Zero tolerancë për krimin e organizuar. Një kryeministër i lidhur me krimin nuk e lufton dot krimin. Një kryeministër i lidhur me krimin nuk lufton dot krimin. Një kryeministër që përdor krimin për vota, nuk e lufton dot krimin, nuk ua heq dot nga qafa. Mund të thoni çfarë të doni për mua dhe ta thoni lirshëm sot edhe nesër se nuk jam as natyrë noprane, as natyrë hakmarrësi. Çfarë të doni, por një gjë nuk e thoni dot. As kam qenë kurrë i lidhur me krimin, përkundrazi kam një rekord të suksesshëm të luftës kundër krimit që ju ka sjellë të gjithë ju një avantazh që nuk e ëndërronit para vitit 2010: Heqjen e vizave, se tani është bërë e mirëqenë.

Porti i Durrësit do të dalë nga duart e krimit të organizuar dhe klaneve qeveritare të lidhura me të. Porti i Durrësit do t’i kthehet në radhë të parë Durrësit, në radhë të dytë Shqipërisë. Është porti i Shqipërisë, natyrisht është port i durrsakëve. Për këtë keni zotimin dhe angazhimin tim. Nesër, porti i Durrësit do të jetë i Shqipërisë, do të jetë i Durrësit. Jo i krimit të organizuar, as i klaneve qeveritare të lidhura me të. Ne kemi përzënë investitorë të huaj nga porti i Durrësit, por them ne, në fakt i ka përzënë ky. Investitorë perëndimorë për të bërë këto lloj-lloj manovrash e aferash që s’ka durrsak që nuk i di.

Padiskutim që ne do bëjmë gjithçka që ta forcojmë portin e Durrësit dhe të thithim investime të huaja dhe porti i ka të gjitha funksionet e veta. Ka funksionet e kroçiereve, i cili duhet sipas planit tonë të shumëfishohet si kapacitet. Ka dhe funksione të tjera, të cilat duhet të planizohen në përputhje me strategjitë afatgjata që janë hartuar me ekspertët më të mirë ndërkombëtar, por që braktisen sa herë që u erren sytë pushtetarëve nga aferat korruptive", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha u premton sipërmarrësve të agjencive në Durrës: Unifikim të TVSH 6% për të gjithë operatorët turistikë! Portin e Durrësit do e nxjerrim nga duart e krimit


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Protestat anti-Vuçiç, tentohen të shtypen me makinë protestuesit në Serbi

VIDEO/ Protestat anti-Vuçiç, tentohen të shtypen me makinë protestuesit në Serbi