TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm me akuza për kryeministrin Edi Rama. Për Bashën, këto 8 vite nën qeverisjen e Ramës, nuk kanë qenë gjë tjetër veçse një dështim.
Për këtë arsye, sipas tij, Rama nuk duket të bëjë asnjë premtim, pasi nuk mund t’i mbajë. Nisur nga kjo, ai shprehet se zgjidhja është ardhja e PD-së në pushtet në zgjedhjet e 25 prillit.
"Pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë. Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë Shqipëria”, shkruan Basha.
Ti kur te vish ne pushtet do kesh nje shkop magjik abrra katabrra shqiperia si hollanda...thjesht i pabesushem ka njerez me te mir se ty dhe me ndergjegje ne partin demokratike qe ti dhe babai jot shpirteror i ha
Përgjigju