Basha akuza Ramës: Nga inati ka
bllokuar çdo projekt të bashkisë

Basha akuza Ramës: Nga inati ka<br />bllokuar çdo projekt të bashkisë
Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nga inatet personale po bllokon punën e bashkisë. Gjatë përurimit të bllokut Sadik Petrela në kryeqytet, Basha tha se kryeministri Rama ka bllokuar çdo prejekt.
 
“Me sa duket, jo çdokush është i lumtur dhe i gëzuar me këto punime. Një trashëgimi e vjetër na ndjek nga pas, e cila nuk matet me cilësinë më të lartë por matet me bllokimin, me mentalitetin e luftës politike, edhe aty ku nuk ka vend për luftë politike, ku është e qartë se interesi qytetar është që puna të ecë përpara. Ata që janë mbartës të këtij mentaliteti të vjetër dhe të vjetëruar për shqiptarët e shohin këtë si një sfidë dhe në fakt është një sfidë për mosperformancën, është një sfidë për fjalët e shumta pa bukë, është një sfidë për paradat imagjinare të sukseseve por pa asnjë prodhim, pa asnjë vend pune, pa asnjë vepër. Në këtë kuptim është dhe duhet të jetë sfidë por një sfidë për t’u konkurruar me vepra dhe jo me fjalë e jo një sfidë për t’u kthyer në luftë politike të paprinciptë, në bllokim si ai që ka përjetuar Bashkia e Tiranës, qytetarët e Tiranës, për shkak të komplekseve personale të ish - kryetarit të Bashkisë i cili ia doli që për më shumë se 7 muaj të bllokonte buxhetin e bashkë me të varrezat, shkollat, kopshtet, çerdhet, projektet strategjike të qytetit të Tiranës dhe mijëra e mijëra vende pune që do ishin krijuar, nëse Edi Rama nuk do ta kishte bërë këtë bllokim. Qytetarët e Tiranës, Bashkia e Tiranës dhe unë jemi optimistë dhe të vendosur. Kemi ecur e do të vijojmë të ecim në realizimin e projekteve tona, u ofrojmë një cilësi të re jete qytetarëve të Tiranës, veçanërisht vogëlushëve të Tiranës të cilët janë vogëlushë me standarde dhe kërkesa europiane, rinisë së Tiranës dhe gjithë qytetarëve të kryeqytetit”,  u shpreh kreu i Bashkisë, Lulzim Basha.

I pyetur për bllokimin e bulevardit të ri, Basha tha se kjo ka vetëm një arsye. “Bulevardi dëmtohet nga papërgjegjshmëria dhe nga cmira e kryeministrit”,  deklaroi kryebashkiaku Basha.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në Zubin Potok, Bardhi: Akti terrorist, Serbia synon destabilitetin e Rajonit

Shpërthimi në Zubin Potok, Bardhi: Akti terrorist, Serbia synon destabilitetin e Rajonit