Basha akuza Ramës: Po bllokon
projekte të mëdha për kryeqytetin

Basha akuza Ramës: Po bllokon<br />projekte të mëdha për kryeqytetin
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha sërish ka azkuzuar kryeministrin Edi Rama se me firmën e tij ka bllokuar të gjitha projektet strategjike për kryeqytetin. 
 
Ndërsa inspektoi rikonstruksionin e kopshtit nr.40, “Nënë Tereza’, pranë Tregut Elektrik,  Basha tha se Rama ka bllokuar buxhetin e Tiranës.  Madje Basha e ka cilësuar Ramën si kryeministrin mashtrues. 

“Një numër jo i vogël kopshtesh të kryeqytetit janë buxhetuar që në vitin 2014, por prokurimi i tyre tani po ndodh, jo se Bashkia e vonoi, por se ish-kryebashkiaku e bllokoi buxhetin e Bashkisë. Kjo është lufta politike që Rama po i bën bashkisë së Tiranës. Ky nuk është vetëm kryeministri më armiqësor, por dhe më gënjeshtar dhe mashtrues, pasi është vetë arkitekti i këtij bllokimi. Ai bllokoi vetë buxhetin e Bashkisë, siç është Bulevardi i ri i Tiranës, pasi nuk i duron dot veprat e mëdha dhe i ka kompleks. Nuk kishin parë kurrë që një kryeministër të bllokojë këto projekte”, tha Basha.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë