Basha akuza Ramës: Thesari zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorët dhe mbushet me gjobat mbi qytetarët

Kreu demokrat Lulzim Basha, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me inceneratorët dhe vendimin e fundit për vendosjen e maskave në çdo ambient jashtë shtëpisë. Ai thotë se thesari zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorët dhe mbushet me gjobat ndaj qytetarëve.

"E vetmja veprimtari e qeverisë në kohën kur çdo shtet tjetër merr masa kundër pandemisë është qw të gjobisë qytetarët, gjoba për bizneset, për këdo, gjoba dhe vetëm gjoba.

Gjoba për të zbrazur dhe duke penguar incerenatorët e plehrave, ku qeveritarët. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që rritet numri i të prekurve me Covid. E vetmja masë e qeverisë është të gjobisë qytetarët. Thesari zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorë, mbushet me gjobat mbi qytetarët.

Paketa e 3 nuk u bë kurrë realitet. Vendet e tjera kanë filluar paketën e katërt. Gjobë për qytetarin për shoferin për biznesin, kjo është përgjigja e vetme e Ramës ndaj pandemisë, njëherë nxjerr bilndat për të luftuar Covid tani fshihet pas maskave.

E keni parë që tani nuk tregojnë më sa teste bën ISHP dhe sektori privat. Përgjigjia është e qartë se Shqipëria vazhdon të mbetet vendi me nurmin më të ulët. Prej marsit kam kërkuar rritjen  e testimeve si mënyrën  e vetme. Sot do ta nis edhe njëherë duke i kërkuar pa humbur kohë të zbattojë planin me 5 pika", tha Basha.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë