Basha akuza Sorosit:Kërkon
drejtësinë me mercenarët e tu

Basha akuza Sorosit:Kërkon<br />drejtësinë me mercenarët e tu
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke folur nga çadra e opozitës, ka sulmuar ashpër filantropin George Soros se nëpërmjet Edi Ramës dhe mercenarëve të tij në Shqipëri synoi të kapë drejtësinë shqiptare.

Edi Rama dhe të paguarit e George Soros donin të kapnin reformën në drejtësi në Shqipëri.
 George Soros me njeriun e tij më të afërt në Ballkan, Edi Ramën donin që për 1 vit e gjysëm të kapnin drejtësinë.
 Edi Rama e shkatërroi marrëveshjen për 7 ligjet bashkë me mercenarët e George Sorosit”,
deklaroi përpara protestuesve Basha.

Sipas Bashës, Soros-Rama donin të kishin kontroll politik mbi drejtësinë.

Ja përsëris atij dhe mercenarëve të tij dhe të George Sorosit në Shqipëri pavarësisht pasaportave që kanë, se nuk ka asnjë shans që Partia Demokratike të bëhet pjesë e kësaj. Nuk ka nevojë të shtyjmë vetingun pas zgjedhjeve. Menjëherë pas qeverisë teknike, jemi të gatshëm t’i hapim rrugë vetingut dhe zbatimit të reformës në drejtësi”,tha Basha.

Në të kaluarën, vetë Basha është kritikuar se kishte zbehur protestat e PD-së pas takimit që pati me Sorosin në vitin 2014 në Shqipëri.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën