“Shpifjet dhe akuzat e lodhura e të vjetra të planifikuesve të dhunës ndaj institucioneve, të të njëjtëve që sot kanë kriminalizuar institucionet, nuk mund të heqin vëmendjen nga akti kriminal i djeshëm i hedhjes poshtë të amendamenteve tona për uljen e çmimit të naftës dhe të energjisë. Çdo akrobaci, çdo përpjekje për t’i trajtuar si dele shqiptarët apo mediet e shqiptarëve, ka dështuar me turp. Ajo e djeshmja nuk është gjë tjetër, veçse një përpjekje e dështuar për të ricikluar shpifje dhe akuza të vjetra dhe të lodhura, me vetëm një qëllim, që shqiptarët të harrojnë se Edi Rama dje, jo vetëm dështoi të mbante premtimin, por në mënyrë kriminale, kur ne i dhamë mundësinë e dytë ta mbante këtë premtim, e shkeli për herë të dytë, duke shkelur e poshtëruar edhe shqiptarët”,- deklaroi Basha nga Kruja.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
