Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se të gjithë qytetarët që janë mbi 35-vjeç do ta kryejnë Check Up-in, falas. Dorina Toçi drejtoreshë  e ISHP, thotë se vlera e tij qëndron te parandalimi dhe zbulimi i hershëm i problemeve shëndetësore

“Programi i kontrollit të shëndet bazë vjen një risi. Që prej muajit shtator programi i Check Up-it ofrohet falas për çdo person të moshës 35-vjeç e lartë. Vlera e tij qëndron te parandalimi dhe zbulimi i hershëm i problemeve shëndetësore pas pasu ende asnjë simptomë”, thotë ajo.

Toçi shton gjithashtu se në bazë të këtyre analizave do të orientohen programet e reja dhe politikat e reja shëndetësore

“Programi i Check Up-it  nga pikëmpaja e Shëndetit Publik do të ofrojë të dhëna që do të na japin një pasqyrë të plotë të situatës shëndetësore mbi faktorët e rrezikut të popullatës që kryen Check Up-in. Mbi këto dhëna do të orientohen programet e reja dhe politikat e reja shëndetësore”, shprehet Toçi.

Në fund Toçi thotë edhe një herë se parandalimi dhe zbulimi i hershëm i çdo problemi shëndetësor zgjat jetën dhe përmirëson cilësinë e saj

“Shëndeti Publik vjen me një thirrje nëse jeni mbi 35 vjeç paraqituni pranë qendrave tuaj shëndetësore dhe kryeni Check Up. Parandalimi dhe zbulimi i hershëm zgjat jetën dhe përmirëson cilësinë e saj”, përfundon ajo.