TIRANE- Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimit të zhvilluar me kryediplomaten italiane, Frederica Mogherini, ka shprehur falënderimin për mbështetjen e Italisë në procesin e integrimit të Shqipërisë. Burimet kanë bërë të ditur se gjatë bisedës Basha ka dhënë një panoramë të situatës politike në Shqipëri si dhe angazhimin e opozitës në realizimin e reformave të kërkuara.