Basha apel komisionerëve:
Mos lejoni deformimin e votës

Basha apel komisionerëve:<br />Mos lejoni deformimin e votës
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar për herë të pas pas nisjes së numërimit të votave, ku dukshëm PD është drejt një humbje të thellë. 

Përmes një mesazhi drejtuar të gjithë numëruesve dhe komisionerëve, Basha kërkon të llogaritet çdo votë deri në fund dhe të mos lejojnë deformimin. 

"Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD:

Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve. Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote. Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit. Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund. Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembulli më i lartë i kurajos politike dhe qytetare,

 Lulzim Basha".

Redaksia Online
l.q/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore