Basha: As Ramiz Alia s'guxoi
ndaj studentëve. Rama të largohet

Basha: As Ramiz Alia s'guxoi<br />ndaj studentëve. Rama të largohet
TIRANE - Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka konsideruar një akt të turpshëm ndërhyrjen e policisë për të ndërprerë grevën e urisë së studentëve. Nga selia e Partisë Demokratike kryetari Basha denoncoi dhunën e policisë, ndërsa e konsideroi veprimin e shefit të mazhorancës një akt që minon bashkëjetesën demokratike në vend.

“Edi Rama ka hedhur në erë çdo garanci për bashkëjetesë demokratike duke mbyllur me dhunë një grevë studentësh e duke i dhunuar në qeli. Edi Rama ka vendosur të mos lejojë protestën, mendimin ndryshe. Edi Rama ka vendosur me dhunë të ndalojë vlerën me themelore në demokraci. Kjo është e drejta për të shprehur kundërshtimin me qeverinë. Grevistët nuk janë anëtar të PD-së, janë të rinj që kërkojnë të arsimohen, të mos diskriminohen nga qeveria. Studentëve i është mohuar një e drejtë themelore kushtetuese, pasi qeveria ka vendosur një taksë të papërballueshme ekonomikisht nga ata, i ka mbyllur dyert e shkollës. Prej një viti ata kërkojnë të drejtën e tyre por janë shpërfillur dhe poshtëruar sistematikisht. Në fund vendosën të bëjnë grevë se kërkesa e tyre u refuzua nga qeveria.”, u shpreh lideri i opozitës.
 
Fjala e plote e kreut demokrat Lulzim Basha


Basha: As Ramiz Alia s'guxoi kunder studenteve. Rama te largohet
Kjo sipas Bashës, është e vetmja qeveri që tenton t’i mbyllë gojën studentëve. Sipas liderit të opozitës kjo nuk ka ndodhur në 25 vjet demokraci e nuk do të lejohet as tani. Duke pranuar se të gjithë aktorët politikë janë fajtor të situatës me arsimin në vend, zoti Basha tha se studentëve nuk mund tu mohohet e drejta Kushtetuese e protestës.

“Në errësirën e hajnave shfaqet i dhunshëm, i heq të drejtën për të kërkuar drejtësinë e mohuar. Përmes një sipërmarrje korruptive i ka lënë pa të drejtën e studimit.Mbrëmë ishte nata e thyerjes së xhamave në Tiranë. Thyen dyert e godinës u futën me dhunë ku studentët po mbanin gjallë të drejtën e fundit, i morën zvarrë duke i lidhur duart duke i kapur nga flokët i futën në makina private me targa fallto, edhe në qeli i goditën e çuan deri në fund porosinë e kryeministrit për terrorizëm për së gjalli. Ish-sigurimsat e kthyer në polici nuk dhanë asnjë informacion se ku gjendeshin të rinjtë. Deri në mesditë s’e dinin ku i kishin shokët, se i policia i ka marrë edhe telefonat për të hequr çdo dëshmi të këtij regjimi gangsterësh. Ata u refuzuan si qënie humane nga qeveria, por jo rrallë nga shoqëria, e nga media. Të gjithë jemi pak fajtorë para kauzës së tyre të paqortueshme.I kujtoj sot Ramës se në historinë 25 vjeçare të demokracisë nuk ka pasur njeri t’ia dilte t’i mbyllte gojën studentëve. Edi Rama ka minuar legjitimitetin e tij si kryeministër, bëri atë që s’guxoi Ramiz Alia, ka vulosur fatin e tij më keq se Ramiz Alia. Largimi i kësaj qeverie nga pushteti është zgjidhja e vetme për qytetarët”, u shpreh Basha.

Basha: prokuroria te nise hetimet per dhunen
Basha siguroi se PD do të jetë në mbështetje të studentëve dhe siguroi se do të kërkojë drejtësi për dhunuesit. Duke e konsideruar një akt banditesk shoqërimin e të rinjve grevistë, zoti Basha ftoi prokurorinë të hetojë për këtë ngjarje.
 
“PD e konsideron akt banditekst, bëj fajtorë Edi Ramën që mbrëmë shënoi një kulm tjetër. Angazhohem në emrin tim, të PD, të opozitës, të ligjit demokratik se do të bëjmë drejtësi,secili prej dhunuesve me uniformë shtetërore deri të urdhëruesit ministri dhe shefi i tij do të përgjigjen deri në fund për dhunën. Prokuroria të nisë hetimet. Do jemi krah tyre deri sa kauza e tyre të triumfojë”, tha Basha. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron