Basha ashpërson tonet ndaj LSI:
S’ka më pazare me shushunjat

Basha ashpërson tonet ndaj LSI:<br />S’ka më pazare me shushunjat
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ashpërsuar tonet ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim.
 
Gjatë një mitingu në njësinë Nr.4 në kryeqytet, Basha ndonëse nuk foli me emra, përmendi "shushunja dhe matrapazë që i kemi pasur në shtëpi", duke paralajmëruar se PD nuk do bëjë më asnjë kompromis.

'S'do ketë vend për pazare e matrapazë'
Në Republikën e re nuk do të ketë vend për pazare dhe matrapazë.
 
Këtu nuk mund të ketë e nuk do të ketë kompromis me të keqen, kompromis me matrapazë, me shushunja që ngjiten pas agjendave ambicioze dhe i shndërrojnë ata në pluhur. E dini për kë e kam fjalën apo jo? I kemi pasur edhe vetë në shtëpi. Matrapazët nuk kanë vend.
 
Nuk do të ketë Pazar të vjetër, as Pazar të ri, as darkë peshku, as drekë ngjalash në Republikën e re.
 
Ndaj i bëj thirrje çdo qytetari dhe në veçanti atyre që janë skllavëruar nga partitë kienteliste të Republikës së vjetër, tua hedhin në fytyrë teserat që i kanë përdorur si tollona dhe të kthehen këtu në shtëpinë e lirisë. Në 90 ditë nxorët Republikën e Vjetër nga gara dhe futët realitetin qytetar në garën politike.
 
Ju lus edhe për 20 ditë punë ta bëjmë këtë bashkim më të fortin që fitorja e Republikës së re të jetë totale dhe e pakthyeshme, siç do të jetë Shqipëria e qytetarëve, siç do të jetë kryeministri i qytetarëve dhe i ekonomisë”
, u shpreh Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja