Basha asnjë fjalë për vrasjen në Elbasan: Në vend që t’i vijë turp, Rama vazhdon t’ju japë njerëzve gënjeshtra dhe premtime boshe

Basha asnjë fjalë për vrasjen në Elbasan: Në vend që t’i vijë turp, Rama vazhdon t’ju japë njerëzve gënjeshtra dhe premtime boshe

Lulzim Basha në Berat

Kryetari i Partisë Demokratike në kuadër të fushatës elektorale ka zhvilluar një takim me banorët e qytetit të Beratit. Kreu i PD-së nuk tha asnjë fjalë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në Elbasan, nga një shoqëruesi i Gazment Bardhit, kandidat i PD-së në këtë qark.

Basha tha se Edi Rama e ka humbur kontrollin sepse e di që ka humbur dhe vazhdon t’ju jap njerëzve gënjeshtra dhe premtime në 3D. Kreu i opozitës gjithashtu tha se vota masive për numrin 9 do të sjell ndryshimin, që fëmijët shqiptarë kanë nevojë.

‘Hapat tonë të parë do të jenë heqja e lakut nga fyti i dhjetëra, mijëra familje, të gjithë atyre të cilët i mbajnë varur me premtimet për legalizim ndërsa bëhen gati tua prishin shtëpinë pas zgjedhjeve, që të pësojnë të njëjtën fat si banorët e Astirit. Ky është Edi Rama, kjo është sjellja më kriminale dhe poshtëruese ndaj qytetarëve, t’ju premtosh legalizim, t’i mashtrosh, pastaj t’ju marrësh votën, t’jua prishësh shtëpinë pa dëmshpërblim dhe t’i lësh në mes të katër rrugëve. Kjo është qeverisja e pashpirt  e 8 viteve. Qeverisja që i merr mijëra familje të Beratit 28 mijë lekë në muaj nga qindarkat e fundit për të ashtuquajtur marrëveshjen e OSHEE-së dhe pastaj e blen një biftek 1 mijë dollar te Nusret-i. Kësaj do ti japim fund. Amnisti për gjobat e një shteti, gjobaxhi të nginjur deri në palcë me paratë e djersën e beratasve dhe shqiptarëve punëtorë e të ndershëm. Një ditë e re do të lindë. Një ditë e re dhe një horizont I ri do të hapet por kjo tashmë është tërësisht në dorën tuaj dhe unë e di, e shoh, e prek padurimin e shqiptarëve nga Saranda në Tropojë mezi e presin të Dielën për të dalë masivisht, për të shprehur dëshirën e zjarrtë  për ndryshim, për të marrë hak  për 8 vite varfëri me më të fortën armë, më të bekuarën armë që ka demokracia, votën e lirë të çdo qytetari dhe çdo qytetare.’- tha Basha.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet