TIRANË – Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura në selinë e PD-së lidhur me rrëzimin e avionit në Divjakë, të dyshuar për transportin e drogës. Në takim ndodheshin figura drejtuese të kësaj partie dhe disa deputetë. Mbledhja ishte e papritur dhe mediat nuk u njoftuan për zhvillimin e saj, por pritej që opozita të formulonte qartë aksionin e saj politik të radhës për një nga çështjet më të debatueshme të javëve të fundit.

Kryetari i PD-së, Basha, menjëherë pas takimit, pohoi se "Situata dramatike kërkon përgjigje të menjëhershme pasi  ngjarja nuk është siç është siç po përpiqet të mashtrojë përsëri Kryeministri, një operacion policor. I madh e i vogël e di që avioni ka pasur avari, nuk e kanë kapur, por avioni u ka rënë në prehër dhe droga u ka mbetur në derë.

Ky është një konfirmim i asaj që opozita ka thënë prej kohësh që vendi në këto 8 muaj është shndërruar në një bazë të trafikut të lëndëve narkotike me përfshirjen e drejtpëdrejtë të qeveritarëve; është një konfirmim i asaj që opozita ka thënë edhe për qytetarët që nuk i kanë besuar këto akuza; ky është konfirmin edhe për ata gazetarë të kërcënuar me stil apo qytetarë që kanë parë me sytë e tyre avionët e drogës që ecnin në autodrada.

Ka një indinjatë të natyrshme të qytetarëve shqiptarë, të mbarë opinionit publik,"- përfundoi ai. - "Unë sot kam mbledhur deputetët e PD-së, kam qënë në kontakt me përfaqësuesit e mendimit qytetar, pasi kjo situatë dramatike kërkon përgjigje të menjëhërshe. Moralisht Qeveria e Edi Ramës ka rënë".

 Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)