Basha bashkëbisedim me studente dhe profesioniste të reja: Do kthej normalitetin në politikë! Shqetësim i madh për mua që gruaja nuk merr atë që meriton

Basha bashkëbisedim me studente dhe profesioniste të reja: Do kthej normalitetin në politikë! Shqetësim i madh për mua që gruaja nuk merr atë që meriton

Kryetari i PD-së takim me studente dhe profesioniste të reja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shoqëruar nga Grida Duma zhvilloi një bashkëbisedim me studente dhe profesioniste të reja, me të cilat bisedoi për çështje të ndryshme përfshirë këtu edhe temën kryesore të momentit, zgjedhjet e 25 prillit.

Basha tha se pas 25 prillit ai do të të rikthejë normalitetin në politikë, dhe pas kësaj do të jemi në gjendje t’i shërbejmë denjësisht sepse në fund të fundit të merresh me politikë do të thotë mbi të gjitha të shërbesh. Basha po ashtu nënvizoi se shqetësim i madh për të mbetet edhe fakti se gruaja sipas tij në shoqëri nuk e ka vendin aty ku e meriton.

'Unë besoj që jetojmë akoma në një shoqëri ku gruaja nuk e ka vendin e saj dhe për mua ky përbën një shqetësim të madh. E kam thënë në takime me gratë po e them edhe sot. Shoqëritë ndahen. Ato të cilat gjysma e shoqërisë merr atë që i takon, ecin përpara. Ato të tjerat që mund të jenë të bekuara nga zoti, pasuritë të jashtëzakonshme nëntokësore dhe s’dua të shkoj më tej se nuk është vendi për paragjykime. Por që nuk i japin gjysmës së shoqërisë atë që i takon, sado të pasur të jenë në kuptimin e burimeve natyrore nuk ecin dot përpara ose ecin shumë ngadalë.

Etja për ndryshim dominon gjithçka. Pas 8 vitesh në vendnumëro, njerëzit janë të etur për ndryshim dhe kjo, më gëzon por edhe më ngarkon me një përgjegjësi shumë të madhe. Di që bashkë do t’ja dalim sepse unë, si njeri, si formim, si karakter besoj tek normaliteti. Këtë gropë e kemi shkaktuar vetëm duke pranuar anormalen si normalen, duke ulur kokën para të keqes. Dhe me 25 prill është dita për t’i dhënë fund kësaj, për të mos e pranuar më anormalen si normale, për të mos e pranuar më stekën që sa vjen dhe ulet. Por, për të pranuar që ëndrrat tona mund të plotësohen, mund të bëhen realitet, por këtu në vendin tonë, pa pasur nevojë të largohemi.

Jam plot me besim kur takoj njerëz, të rinj, të reja si ju sepse e di që kjo nuk është një detyrë të cilën do ta bëjmë të vetmuar por është një detyrë që do ta bëjmë të gjithë bashkë. Në radhë të parë, në raport me veten tonë, në raport me familjet tuaja dhe pastaj, në raport me shoqërinë në tërësi. Dhe shpresoj dhe besoj që edhe kjo copëz normaliteti që më ofruat sot këtu dhe që më frymëzon jashtë mase, të shërbejë për t’i treguar kujtdo që ta kërkojë atë dritën brenda në shpirtin e vet, ta ndezë dritën e normalitetit, të shpresës, të ndryshimit dhe të na kujtojë që në radhë të parë duhet të jemi njerëz dhe pastaj, t’i ofrojmë politikës fytyrën njerëzore, ndjesi njerëzore. Dhe vetëm pas kësaj, do të jemi në gjendje t’i shërbejmë denjësisht sepse në fund të fundit të merresh me politikë do të thotë mbi të gjitha të shërbesh.'- tha Basha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?