Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, bashkëbisedoi sot me banorë të komunës së Shëngjinit, duke theksuar se gjendja e banoreve është e rëndë, ka papunësi dhe varfëri që sa vjen dhe shtohet.
Banorët shprehen shqetësimin se askush nuk i pret dhe nuk i dëgjon askush. Basha theksoi se "Qeveritarët s'kanë se si të vijnë para shqiptarëve se çfarë do t'u thonë atyre, që u premtuam 300 mijë vende pune dhe tani që po mbushen 2 vjet s'kane hapur asnjë vend pune. Çfarë do t'u thonë shqiptarëve, që u premtuam se do të ulim çmimin e energjisë elektrike, por jua rritëm atë? Çfarë do t'u thonë shqiptarëve, që ju premtuam se do të ulim taksat, kur faktikisht sot paguajnë më shumë, fitojnë më pak, jetojnë më keq".
Po ashtu, Basha pohoi se "është e rëndësishme që të bashkohemi të gjithë e t'i tregojmë më 21 qershor se kush janë pronarët e vërtetë të Shqipërisë". /atsh/