Basha: Biseda me administratën
një farsë, Rama tregon barsaleta

Basha: Biseda me administratën<br />një farsë, Rama tregon barsaleta
TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi farsë bashkëbisedimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave me administratën publike. Në një reagim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Basha thotë se kreu i qeverisë Rama, “flet për ligjin, ndërsa çdo ditë heq nga puna punonjësit”.
 
Duke u ndalur tek kurset të cilat kryeministri i cilësoi të hapura për të gjithë ata që janë të aftë dhe kanë talent, Basha tha se janë “një farsë, që fitohet vetem nga anëtarët e PS”.
 
“Ç'farsë tragjikomike! Rama detyron me zor administratën të dëgjojë barsaletat e përditshme monotone. Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë. Flet për ligjin dhe pa ligj e kundër ligjit heq përditë nga puna burra dhe gra, të rinj e të reja. Flet për konkurse profesionale dhe profesionistët e vetëm që fitojnë janë kryetarët e PS apo aktorët në spotet elektorale. Flet për Kushtetutë kur Kushtetutës i vuri shkelmin për të nisur spastrimet e paligjshme”, shkruan Basha.

basha per administraten
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit