Basha braktis Dukën, nuk
shkon as në mitingun përmbyllës

Basha braktis Dukën, nuk<br />shkon as në mitingun përmbyllës
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Kolonjës, Dritan Hajro ka preferuar ta mbyllë fushatën e tij ditën e mërkurë, duke mos shfrytëzuar kështu dhe dy ditë të tjera të ngelura deri në heshtjen e sotme zgjedhore. Në një aktivitet me pjesëmarrje të kufizuar njerëzish në një sallë të mbyllur, Partia Agrare Ambientaliste ka kërkuar dhe një herë mbështetje për alternativën e saj duke vendosur në fokus edhe një herë objektivat e programit të saj. Por ajo që ra në sy, ishte braktisja nga lideri i opozitës Lulzim Basha.

Ai nuk braktisi kështu vetëm kolonjarët opozitarë, por mbi të gjitha aleatin e tij, Agron Duka. Në mitingun përmbyllës të opozitës të vetmit pjesëmarrës të lartë ishin Agron Duka dhe deputeti demokrat, Ritvan Bode. Gjatë gjithë fushatës së për Kolonjën, e cila do të zgjedhjë të dielën kryetarin e ri pas vdekjes së parakohshme të Arben Malos, Lulzim Basha ka qenë vetëm në një takim prezantues të kandidatit dhe nuk ka shkuar më. Qysh në fillim, PD bëri një dredhi në kurriz të aleatit të saj, PAA-së së Agron Dukës.

E ardhur pas një humbjeje të thellë në Dibër, PD-ja dhe Lulzim Basha nuk rrezikuan të marrin një kosto tjetër në një zonë si Kolonja që historikisht ka votuar majtas. Ata ja pasuan topin një aleati si Duke, duke ja konsideruar atij si nder, por në fakt i kishte dhuruar një “barrë”.

Humbja e pritshme duket se e ka bindur Bashën të mos marrë pjesë në takimin përmbyllës, dhe në këtë mënyrë, PD të mos identifikohet me një humbje të dytë radhazi. Në zgjedhjet e vitit 2015, e majta fitoi me mbi 700 vota diferencë në Kolonjë. Pavarësisht humbjes në horizont dhe braktisjes së Bashës, Agron Duka ka ende shpresë dhe një mesazh për kolonjarët.

“Na ndajnë vetëm dy ditë nga ndryshimi i madh. Më 20 nëntor Kolonja do të votojë për Dritan Hajron, kandidatin e PAA-së dhe të mbështetur nga opozita. Unë jam i bindur se më 20 nëntor ata do ta vrasin frikën dhe presionin që i është ushtruar gjatë gjithë kësaj kohe, duke votuar të lirë për t’i dhënë Kolonjës një kryebashkiak që punon për ta. Përmbushja e premtimeve që i kemi dhënë qytetarëve gjatë fushatës elektorale është një detyrim nga i cili PAA-ja nuk mund të shmanget.Ne jemi një parti me traditë dhe vlera, por me një ofertë të re politike dhe në Kolonjë do të zbatohet për herë të parë një model tjetër qeverisjeje. Kolonja do të jetë fitorja e parë e Partisë Agrare Ambientaliste si një parti e reformuar dhe konkurruese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Aty do të nisim të vëmë në jetë vizionin tonë për bujqësinë, blegtorinë, agro-industrinë dhe turizmin. Mbetem shpresëplotë se kolonjarët e mençur e fisnikë, që i kanë dhënë kombit tonë figura të shquara ndër vite, do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur ditën e diel, duke votuar për Dritan Hajron. Nuk ka më kohë për të humbur. Kolonja ka nevojë për ndryshim, për më shumë investime, për më shumë punësim. Ne dimë të drejtojmë dhe t’i shërbejmë qytetarëve më përulësi e transparencë. Prandaj ju ftoj t’i jepni besimin me votë kandidatit tonë, Dritan Hajro”,-u shpreh Duka.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur