Basha: Brenda dy vitesh,çerdhe më të mira

Basha: Brenda dy vitesh,çerdhe më të mira
TIRANË – Çerdhe të reja do t’i shtohen Tiranës, ndërsa ato aktuale do të restaurohen dhe pajisen me të gjitha mjetet e nevojshme. Kështu deklaroi sot Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela, së bashku me ambasadorin e OSBE-së Eugen Wollfarth dhe bashkëshorten e tij Ana Maria ishin sot në çerdhen numër 11, në Laprakë.
Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha tha se në buxhetin e vitit 2012, që do i paraqitet Këshillit Bashkiak, në datë 28 dhjetor, një vend të veçantë zë restaurimi i çerdheve dhe ndërtimi i çerdheve të reja dhe pajisja e tyre me të gjithë kushtet.
“Në planifikimin tonë afatmesëm synohet që brenda dy viteve të ardhshme, numri i çerdheve në të gjithë territorin e qytetit, të jetë i mjaftueshëm për të permbushur kërkesat e qytetarëve, kërkesë që sot është më e madhe, se sa mundësitë për t’i përballuar, me numrin e çerdheve aktuale”, tha ai.
Ambasadori i OSBE-së nënvizoi domosdoshmërinë, që të gjithë të japim pak më shumë dashuri dhe ngrohtësi për fëmijët.
“Me aq fonde sa mund të siguronim, u përpoqëm të ndihmonim këtë çerdhe, fëmijët e kësaj çerdhjeje, me disa pajisje të nevojshme, që t’i bëjnë ata të lumtur, jo vetëm për Krishtlindje por edhe për muaj të tërë në vijim” - tha Ëollfarth.
OSBE ka mundësuar paisjen e kësaj çerdheje, me mjete të domosdoshme, si shtretër, dyshekë, frigoriferë, ngrohëse, peshqirë, batanije, çarcafë, tapete dhe një kënd lojrash, duke kontribuar kështu në përmirësimin e ndjeshëm të kushteve, për 34 fëmijët e kësaj çerdheje, ndërkohë që Babagjyshi i Vitit të Ri ka shpërndarë dhurata të veçanta, dedikur këtyre fëmijëve.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?