Basha: Bujqësia drejt kolapsit
ndërsa Rama e papagajtë shkrihen

Basha: Bujqësia drejt kolapsit<br />ndërsa Rama e papagajtë shkrihen
KORÇË - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë, ku këtë radhë në qendër të kritikave të tij janë masat e marra për bujqësinë.
 
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu demokrat akuzon dyshen Rama-Meta se kanë çuar bujqësinë drejt kolapsit ku siç shprehet ai, kostoja e prodhimit është më e lartë se kurrë, ndërsa fuqia blerëse ka rënë. Po ashtu sipas Bashës, importet janë korruptive dhe po mbushin xhepat e pushtetarëve.
 
Për kreun e PD, bujqësia është para kolapsit. ndërsa kryeministri shkrihet me papagajtë e tij. Në këtë kontest, Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të mos tallen me qytetarët pasi edhe durimit të popullit po i vjen fundi.
 
“Fermerët e Korçës në ditën e tyre më të keqe. Rama-Meta premtuan subvencione dhe lehtësira por asgjë nuk bënë. Çmimi i naftës, i plehrave, i farërave, dhe i pesticideve është rritur. Kostoja e prodhimit më e lartë se kurrë. Fuqia blerëse ka rënë. Importet korruptive po mbushin xhepat e qeveritarëve, ndërsa qindra mijë ton molle, patate, fasule, qepe e prodhime të tjera bujqësore të fermerëve shqiptarë po kalben. Miliona dollarë dëme për fermerët dhe familjet e tyre. Cikli i ri i kultivimit po nis por fermerët nuk kanë me se t’i blejnë fareërat, plehrat dhe naftën. Në një vit janë kthyer mbrapa sa për 10 vjet. Fermerët janë në krizë, bujqësia është para kolapsit. Ndërsa kryeministri shkrihet me papagajtë e tij. Thirrini mendjes zotërinj qeveritarë! Mos shkelni mbi punën, djersën dhe sakrificën e mijëra familjeve. Njerëzve ju ka ardhur laku në fyt. Durimi i popullit po soset.” shkruan Basha në rrjetin social Facebook.

basha fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të