Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për 56-vjeçarin Mikel Ndoj.

Ai u arrestua për plagosjen me thikë të vajzës, Xhesika, të hënën pranë vendit të saj të punës në Durrës.

Mikel Ndoj ishte ndarë para 6 vitesh me bashkëshorten pas dhunës në familje. 56-vjeçari i rikthyer nga Italia pasi përfundoi 2 vite në burg, kërkonte të ribashkohej me gruan.

Ndoj i tregoi efektivëve se vajza 24-vjeçare nuk i përgjigjej në telefon, për këtë arsye i shkoi në vendin e punës. Sipas dëshmisë së tij, e reja i tha prerë se për të nuk ekziston më dhe ka tentuar ta largojë nga puna e saj.