Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas aktivitetit të Ramës me blegtorë dhe fermerë në Malësinë e Madhe.
Basha deklaron se Rama flet për mrekullitë në bujqësi, por ka hequr subvencionet dhe nuk po stimulon bujqërit dhe blegtorët.
“Derdellitje një orë pa pushim me regji qendrore për mrekullitë e mëdha që po ndodhin në bujqësi, ndërkohë që ka hequr çdo subvencion, nuk ka ngritur një treg të vetëm, nuk ka stimuluar një bujk a blegtor në gjithë vendin. Llomotit Rama në kohën kur fshatin e ka pllakosur një varfëri skëterrë”, deklaroi Basha.
Sipas Bashës, burimet ujore dhe arat janë në shërbim të kartelit të drogës dhe fshatarët duhet të ruhen të mos prekin zotërimet e kartelit të Ramës.
“Burimet ujore janë në shërbim të kartelit të drogës, pllajat, kodrat, arat, kullotat e pyjet janë zaptuar nga trafikantët. Pëveçse u ka kthyer kurrizin, fshatarët duhet të ruhen çdo ditë të mos prekin në zotërimet e kartelit të Edi Ramës, sepse rrezikojnë dhe jetën.”, thuhet në deklaratën e Bashës.
Kryedemokrati deklaron se bujqësia ka nevojë për 100 milionë dollarë subvencione në vit që të ngrihet e zhvillohet.
“Bujqësia ka nevojë për 100 milione dollarë ne vit subvencione që të ngrihet e të zhvillohet. Paratë janë, por Edi Rama i ndan me hajdutët e tij per makina luksi, zyra, fasada, e ekspozita jashtë shtetit. Për të marrë këto para, këtë ndihmë jetike, fshati duhet të ngrihet e të largoje hajdutët”, mbyll deklaratën e tij Basha.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com